Home » Lajme, Rajonale » Hahn përshëndet vendimin e Kuvendit për referendum

Hahn përshëndet vendimin e Kuvendit për referendum

Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Hahn, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë që më 30 shtator të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë.

Hahn ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Përshëndes vendimin që të mbahet referendum në Maqedoni më 30 shtator për marrëveshjen historike për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Bashkimi Evropian mbështet këtë marrëveshje dhe zbatimin e saj, si simbol i pajtimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon. I ftoj të gjithë qytetarët që ta mbështesin atë, pasi është për të mirën e vendit të tyre dhe për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Hahn në një postim në Twitter.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch