Home » Lajme » Haiti e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Haiti e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Haiti e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bënë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës. “Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikes së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp, kanë bërë publike njohjen zyrtare të pavarsëisë së Kosovës nga Haiti”, njofton MPJ. Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.Haiti është shteti i 87 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch