Home » Kulturë, Lajme » Hajde Azem, zbrit nga Shtatoret…

Hajde Azem, zbrit nga Shtatoret…

(Klithmë poeme pa mbarim)

Nga Ramiz Lushaj

1.
AH…!
Azem HAJDARI.

2.
Dhjetori të ktheu në Hero.
Shtatori të ktheu në Shtatore.

3.
Dhjetori po vjen pa Ty…!
Ti mos ik me dhjetorin…!

4.
Edhe sivjet,
Dhjetori po vjen pa Dhjetorin ’90…!

5.
Demokracia po vjen pa Ty…!
Ne po kërkojmë Azemin…!

6.
Ne po presim Azemin të vijë si një vullkan
Që dikur, dikund, shpërthen…
Hajde, po të presim, hajde Azem…!

7.
Ne po presim Azemin,të vijë si një shqiponjë,
Si shqiponjë e Alpeve të Vendlindjes së vet.
Që flatron pa harruar Folenë, Demokracinë, Atdheun.
Hajde Azem, hajde me Dhjetorin ’90…!

8.
Hajde Azem: me emrin, foltoret, shtatoret, fjalët, plagët…
Hajde Azem me gjoksin tand, hapat e tu…piedestalet.

Hajde Azem, zbrit nga Shtatoret…!
Po të presin Dhjetorët….!

Tiranë, 8 Dhjetor 2018

(Foto: Shkelzen Rexha @ Tropojë, 27 tetor 2017)

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch