Home » Lajme, Ndërkombëtare » Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil

Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil

Nga: Nora Kalaja, Prishtinë, New York

Me 21 dhjetor 2012 në kinematë amerikane dhe në të gjithë botën do shfaqet filmi  ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’, në 3D. Ky film është shkruar dhe drejtuar nga i famshmi i Hollivudit Andrew Adamson (nominuarnga Academy Award, regjizori filmave Shrek, The Chronicles of Narnia) me vizion nga i shquari James Cameron (që realizoi filmat e shumënjohur me titull Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etj). Drejtori James Cameron ka fituar disa çmime nga festivali prestigjioz Golden Globe Awards si ‘Drejtori më i mirë’.

Aktori dhe valltari shqiptar nga Kosova,  i talentuari Halil Gashi interpreton në këtë film në dy role, si kërcimtar dhe si aktor. Me koreografi përpunuar nga vetë Halil Gashi, në performancën solo, Halili vallëzon me muzikën e Beatles. Ndërsa në performancën e dytë, Halil Gashi luan në një vallzim duet me një kërcimtare tjetër, po me muzikë të Beatles. “The Beatles show LOVE” është një nga shtatë aktet kryesore të filmit, midis te cilave: 1) ”O”, performancë në ujë, e cila nënkupton jetën dhe vetëdijen,  2) “KA”, spektakli kundërthur artin me teknologjinë, 3) “Mystere”, shfaqja akrobatike, 4) “Viva Elvis”, dedikuar muzikës se Elvis me kostume dhe vallëzime përkatëse, 5) “Criss Angel Believe”, dedikuar magjistarit Criss Angel dhe tregon historinë e dashurisë së humbur, 6) “Zumanity” dhe 7) “the Beatles Love”, me numrin më të mëdhenj të artistëve në një akt (www.worldsaway3d.com).

Filmi u xhiruanë 2011 në Las Vegas, ShBA. Halil Gashi ka qenë pjesë e trupës famoze botërore të Cirque De Soleil, ku ka punuar për shfaqen ‘Beatles Love Show’ në Las Vegas për 3 vjet e gjysëm. Halil Gashi ka qenë mjaft i suksesshëm në fushën e aktrimit, ku ka luajtur për regjizorë të njohur në Angli dhe Gjermani, fillimisht në teatër pastaj në film. Njihet dhe për videoklipet e firmave dhe artistëve famoz si Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi, dhe Addidas.

———————————-

Halil Gashi featured in “Worlds Away” film by Cirque de Soleil

By: Nora Kalaja, Prishtina, New York

On 21 December 2012 in US and in cinemas world wide will premiere the 3D movie ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’. The film is written and directed by the superb Andrew Adamson (nominated by the Academy Award, who also directed Shrek, The Chronicles of Narnia) with the vision of the brilliant James Cameron (who directed the well known movies Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etc). Director James Cameron has won several awards from the prestigious Golden Globe Awards as ‘Best Director’.

Actor and dancer HalilGashi, a very well known Albanian from Kosovo plays two roles in the film. A solo performance choreographed by him, to the music of Beatles, and a duet performance with a female dancer, to the Beatles music as well. “The Beatles show LOVE” is one of the seven acts in the fantastic movie: 1) ”O”, which is an underwater experience regarding life and the unconscious, 2) “KA”, a great show about art and technology, 3) “Mystere”, an acrobatic show, 4) “Viva Elvis”, dedicated to Elvis music with great costumes and dances, 5) “Criss Angel Believe”, tells the lost love story, 6) “Zumanity” and 7) “the Beatles Love”, with the largest number of artists within the same act (www.worldsaway3d.com).

The film was shot in 2011 in Las Vegas. HalilGashi was part of the famous cirque troop Cirque de Soleil, and has worked for the ‘Beatles Love Show’ in Las Vegas for the past three and a half years. HalilGashi is a very successful actor and dancer, who has been casted by well known directors in UK and Germany. He initially started his acting career in theater and later on moved in film. He has also made a name for himself for the top fashion designers as a model, appeared in music videos for the well known artists and top firms such as Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi and Addidas.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch