Home » Histori » Halil Gashi, krijuesi i simbolit ‘Shqipet Lart’

Halil Gashi, krijuesi i simbolit ‘Shqipet Lart’

Nga: Nora Kalaja, Prishtina, New York


Shqipëria njihet si një komb me kulturë dhe histori të lashtë, ku
personalitete shqiptare kanë krijuar zanafillën e historisë botërore dhe
kanë ndryshuar rrjedhën e saj. Që nga mbretërit dhe mbretëreshat e deri në
personalitetet moderne si Nënë Tereza, shqiptarët i bashkojnë ndjenjat
patriotike dhe dashuria për atdheun.

Midis simboleve të tjera që lidh shqiptarët me mëmëdheun, simboli
‘Shqiponjat Lart’ (ose Shqipet Lart) është bërë simboli i identitetit të
çdo shqiptari, që nga qytetari i thjeshtë, te Artisti VIP apo politikani,
të cilët me krenari hedhin “Shqipet lart” në ajër. Sot ky symbol është
transformuar në një fenomen social dhe kulturor që bashkon një rracë të
tërë brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë.  A e dini kush e ka krijuar
simbolin e duarve “Shqiponjat lart”?

Halil Gashi, një artist shqiptar mjaft i suksesshëm, është gjeniu pas këtij
krijimi. Në vitin 2002 Halil u zgjodh si një nga koreografët për krijimin e
videos promovuese të valutës europiane Euro-n. Reklama kërkonte aftësi në
përdorimin e duarve dhe lëvizje për të krijuar gjeste që përfaqësojnë
Euro-n. I shkëlqyeri dhe i talentuari Halil Gashi, krijoi simbolin
‘Shqiponjat Lart’  për të përfaqësuar shqiptarët, duke bashkuar dy duart
për të rikrijuar shqiponjën dhe simbolin e lirisë për shqiptarët. Për Halil
Gashin, simboli ‘Shqipet Lart’ ishte një simbol paqeje për një Kosovë
tëcopëtuar dhe robëruar nga lufta. (Shiko Halilin në 0.27 sekonda në video
duke bërë për herë të parë para botës simbolin Shqipet lart në Reklamën e
Euro-s https://www.youtube.com/watch?v=w2U2syVhP6Q).


 “*E kam krijuar simbolin ‘Shqiponjat Lart’ që në vitin 1999, dhe e kam
koreografuar tek video e Euro-s pa e ditur njeri. Për mua ‘Shqiponjat Lart’
tregon krenarinë time për të qenë shqiptar, në një kohë kur ne po luftonim
për paqe në Kosovë. Desha të shfaq para botës për t’i treguar atyre se kush
jam dhe prej nga vij*,” tha artisti i talentuar, Halil Gashi.

*Do you know who invented the Eagles Up sign?*

*By Nora Kalaja, Prishtina, New York
*

Albania is known to be a historically and culturally rich nation with
well-known personalities who have changed the course of history throughout
the world. From early on kings and queens, to modern day dignitaries like
Mother Theresa, Albanians are united in their sense of patriotism and love
for the country.

Among other uniting symbols that connect the people to its motherland, the
'Eagles Up' hand sign has become the national identity of every Albanian,
from the local citizen to the Entertainment VIPs to politicians, who
proudly throw the 'Eagles Up' in the air. Today the eagles up sign has
become a social and cultural phenomena that unites an entire race in and
outside Albania. Do you know who the inventor of the Eagle Up sign is?

Halil Gashi, a very successful Albanian artist is the genius behind this
creation. In 2002 he was casted for the EURO commercial for a promotional
video for the Euro currency. The commercial required only hand movements
and gestures that represent European Union and the Euro. Halil Gashi
brilliantly created the ‘Eagles Up’ symbol to represent Albanians, who
identify with the two headed eagle as their symbol of freedom. For Halil
Gashi the Eagles Up was a symbol of peace for a war torn Kosovo. (Check out
0.27 second in the video https://www.youtube.com/watch?v=w2U2syVhP6Q).

“*I had created the sign in 1999 and I choreographed it into the EURO video
without anyone knowing about it. For me the Eagles UP sign shows my pride
to be Albanian, at a time when we were fighting to have peace in Kosovo. I
wanted to show this symbol in front of the world to show them where I come
from*,” said the brilliant Halil Gashi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch