Home » Lajme, Vendore » Halimi: është normale nëse përmbyset pushteti lokal në komunën e Bujanocit nëpërmjet kryeministrit të Serbis njëherësh edhe kryetarit të PSS Ivica Daçiq

Halimi: është normale nëse përmbyset pushteti lokal në komunën e Bujanocit nëpërmjet kryeministrit të Serbis njëherësh edhe kryetarit të PSS Ivica Daçiq

Çështja e ndryshimeve në kryesinë e Trupit Koordinues dhe përmbysja e pushtetit lokal në komunën e Bujanocit, ishin çështjet që për rrethë 1 orë kryetari i PVD-së Riza Halimi i bëri publike në konferencën për media që ka mbajtur sot në ambientet e partisë që ai udhëheq në Preshevë. Për Halimin është normale nëse përmbyset pushteti lokal në komunën e Bujanocit nëpërmjet kryeministrit të Serbis njëherësh edhe kryetarit të PSS Ivica Daçiq. Ai thotë se PVD është duke bërë matematikë dhe duke numëruar votat se a mund të vie në pushtet, por për këtë nuk është i sigurtë se a do të ndodhë, ndërsa do të presim e do ta shohim, tha Halimi. Halimi rëndësi të veçantë i dha edhe paralajmërimeve se do të ketë ndryshime në Trupin Koordinues, ku do të jetë edhe ai pjesë si deputet popullor, dhe dy deputetët tjerë nga rrethi Pçinjës Miroljub Stojicic nga SPS dhe Dragan Nikoliq i Partis Përparimtare të presidentit Nikoliq. Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq më 15 Shtator në Vranjë ka deklaruar se është në interes të Serbisë stabiliteti politik në jug Serbisë dhe në përputhshmëri me këtë është mirë që partia e Riza Halimit të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Bujanoc. “Intereset politike në jug janë të ndryshme, mirëpo sa më përket mua unë jam për atë që kjo të korrigjohet ashtu që partia e Riza Halimit të jetë pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc”, ka thënë kryeministri i Serbisë dhe njeriu i parë i socialistëve, Ivica Daciq./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch