Home » Lajme, Vendore » Halimi: Koalicioni PVD & UDSH, duke përfshirë prishjen e vedvotimit në Konçul, ka arritur që të marrë 7 mandate për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Luginës

Halimi: Koalicioni PVD & UDSH, duke përfshirë prishjen e vedvotimit në Konçul, ka arritur që të marrë 7 mandate për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Luginës

Votimi KNPas publikimit të rezultatit për zgjedhjet e Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e komisionit republican zgjedhor, sidomos për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin në Konçul të Bujanocit, kryetari I PVD-së z. Riza Halimi, ka deklaruar para mjeteve të inforimimit se tani koalicioni PVD-UDSH, në bazë të votave të marra në kto zgjedhje ka arritë që ti marrë 7 mandate për asamblenë e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Dukë u bazuar në këtë rezultat ai thot se “koalicioni I shqiptarëve për të drejtat e njeriut” (PVD-UDSH), është i hapur për koalicion me subjektet tjera për të qeverisur me Këshillin Nacional për mandatin e ardhëshëm 4-vjeçar për ta vazhduar punën përmes këtij këshilli gjithmonë në ineres të shqiptarëve, potencoi Halimi.

Përkitazi më të, Halimi ka theksuar paknaqësinë për rrezultatin e pa-arritur duke si shkas i gabimeve te listat zgjedhore ku shum votues nuk kanë mundë të marrin pjesë në votim si dhe defektet e motivimit të elektoratit të subjektit politik që ai përfaqëson.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress