Home » Lajme, Vendore » Halimi pret rezultate konkrete nga takimet me qeveritarët serb

Halimi pret rezultate konkrete nga takimet me qeveritarët serb

Deputeti  Riza Halimi pret që nga takimet me qeveritarët serb të merret vendime konkrete për zgjidhjeve e problemeve në Luginë të Preshevës. Por sipas Halimit bashkësia Evropiane  nuk është e interesuar që Luginën  e Preshevës  ta trajtoj  në mënyrë reciproke me veriun e Kosovës.

Deputeti Halimi për mes një interviste dhënë për Radiotelevizionin Presheva ka deklaruar se takimi I filluar dhe  realizuar nga liderët e Luginës me zv. kryeministrin Vuçiq dhe që do të vazhdoj më tutje mund të sjell rezultate konkrete. Bazë e bisedës  së këtij takimi ishte program I masave urgjente I dorëzuar në zyrat e OSBE-së dhe në organet qeveritare. Deputeti Halimi  po ashtu theksoi se kemi informatën se  qeveria  ka shqyrtuar  këtë program  madje  gjatë takimit me z Vuçit ka pasur edhe disa  kundërshtime.

Halimi ka konstatuar se Bashkësia Evropiane  nuk është e interesuar që Luginën  e Preshevës  ta trajtoj  në mënyrë reciproke me veriun e Kosovës.

Ai në fund ka deklaruar se gjithë liderët politik duhet të jenë të përkushtuar në këto bisedime për zgjidhje konkrete të problemeve.

Liderët politik shqiptar pritën që në shtator të takohen me krerët shtetëror serbë edhe pse ky takim mbetet enigmatik pasi ai I 15 korrikut nuk u realizua.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch