Home » Lajme » Halimi: Vazhdon terrori shtetëror kundër shqiptarëve

Halimi: Vazhdon terrori shtetëror kundër shqiptarëve

I vetmi deputet shqiptar në Parlamentin serb Riza Halimi, tha sot për agjencionin Beta se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte në vitin 2001, në Serbinë jugore “vazhdon terrorizmi shtetëror” ndaj komunitetit shqiptar.

Halimi tha për agjencionin Beta se” terrori agresiv filloi në dhjetor të vitit 2008 dhe rifilloi në korrik të vitit 2009.” Dhe kjo është arsyeja që qindra familje shqiptare emigruan nga Serbia jugore.

Sipas tij, nuk është rastësi që Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq arrestimet i bën dy ditë para zgjedhjeve, më 6 Maj dhe se kjo mund të ketë pasoja për tërë rajonin.

“Qëllimi është për të fituar poena politik, duke luajtur me fatin e këtij vendi dhe këtij rajoni si një tërësi,” tha Halimi.

Ai shtoi se ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk janë më të sigurtë në Serbi, edhe pse në fund të konfliktit të vitit 2001. u dha amnesti.

Amnestia nuk vlen për ata të dyshuar për krime lufte.

Halimi tha se në mesin e të arrestuarve është dhe një kandidat për këshilltar, i cili u plagos gjat akcionit policor.

“Ky është një vazhdim i procesit politik me qëllim të presionit të hapur ndaj shqiptarëve në këtë rajon. SI pasojë është spastrimi etnik i shqiptarëve i cili është para përfundimit në Medvegjë. Nga 5.500 shqiptarë në Medvegjë tani ka vetëm 600,” tha ai.

Ai tha se shqiptarët janë të shqetësuar rreth kërcënimeve të Daçiqit se arrestimet do të vazhdojë.

“Të gjitha këto, dy ditë para zgjedhjeve. Synimi është që të shkatërrojë zgjedhjet në këtë rajonë që pastaj qeveria të vendosë masa të përkohshme dhe shkatërrimin e vullnetit të qytetarëve”, tha Halimi për agjencionin serb BETA.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch