Home » Sport » Hamdi Salihi – Milioneri i MLS

Hamdi Salihi – Milioneri i MLS

Futbollisti shqiptar, Hamdi Salihi është një nga lojtarët më të paguar në kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Referuar vëzhgimit që ka bërë gazeta gjermane “Bild”, vërtetohet se sulmuesi shkodran është në listën e 20 lojtarëve më të mirë-paguar në Amerikë.

Ai renditet në vendin e 17-të, duke përfituar më shumë se 487 mijë dollarë neto në sezon.

Në krye të listës ndërkaq qëndron as më shumë dhe as më pak por sulmuesi francez, Tierri Henry, i cili paguhet 5.6 milionë euro në sezon, duke lënë pas një tjetër ish-shok skuadre te Barcelona si Rafael Markez dhe anglezin e shumëpërfolur Devid Beckham.

Në ndryshim nga çfarë mendohej, “The Spice-boy” nuk është futbollisti me rrogën më të lartë, por ai është absolutisht sportisti që përfiton më shumë se cilido për shkak të kontratave publicitare që ka nënshkruar, të cilat i sjellin më shumë se 20 milionë dollarë fitime në vit. Faktikisht Salihi përfiton rreth 3 milionë euro për katër sezone që ka firmosur në total me United, por pjesa tjetër, ose më mirë pjesa më e madhe e parave, vijnë nga sponsorët e skuadrës dhe jo nga rroga zyrtare që ai përfiton. Duhet thënë se në Amerikë mënyra e pagesave të futbollistëve ndryshon shumë në krahasim me Evropën. Salihi klasifikohet te lista e “lojtarëve të përcaktuar nga MLS-ja” (kampionati amerikan). Salihi kaloi në këtë edicion tek DC United nga skuadra austriake, Rapid dhe së fundi ka rigjetur edhe rrugine golit, që i kishte munguar në fillim të transferimit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch