Home » Lajme, Vendore » Hapet materniteti, 24 orë në dispozicion të nënave shqiptare

Hapet materniteti, 24 orë në dispozicion të nënave shqiptare

Materniteti - 1Pas shumë prolongimeve të shumta nga qeveria e Serbisë , dhe pas gati 30 viteve materniteti në Preshevë sot zyrtarisht ka hap dyert për nënat shqiptare. Drejtori i shtëpisë së shëndetit Mitat Sahiti për RTV Presheva ka deklaruar se pas shumë përpjekjeve shërbimi i materniteti në Preshevë , është kompletuar me kuadrot profesional duke potencuar edhe pajisjet teknike që janë të teknologjisë më të lartë. Materniteti do të jetë në dispozicion të nënave 24 orë .

Drejtori Sahiti po ashtu ka thënë se gratë shqiptare nuk duhet të kenë asnjë dilemë , sepse mjekët do të veprojnë sipas vlerësimeve specialistike dhe rastet e konstatuara do të dërgohen në qendra tjera spitalore , siç ndodhë edhe në Vranjë , ku kjo qendër rastet më të vështira i adreson në Nish apo Beograd. Ai gjithashtu ka thënë se materniteti në  Preshevë posedon edhe inkubatorin transportues.

Materniteti - 2Edhe udhëheqësi i shërbimit të maternitetit dhe dispanzerit të grave, Driton Mustafa ka theksuar se i tërë stafi është në gjendje gatishmërie dhe mezi presin lindjen e parë .

Por hapja maternitetit ishte  ditë e veçantë edhe për  motrat e mamisë të cilat me vite kanë pritur që të ushtrojnë profesionin e tyre.

Albiona Kamberi thotë se është shumë e lumtur që do të ketë mundësi të shërbej nënave shqiptare , kur dihet se ato deri më tani kanë hasur në vështirësi , duke u nisur nga komunikimi , pasi shumë prej tyre nuk kanë ditur gjuhën serbe.

Në fund drejtori Mitat Sahiti ka uruar gjithë stafin e materniteti dhe nënat shqiptare për këtë ditë të rëndësishme.

Dokumentacioni teknik i maternitetit ishte përpiluar në vitin 2010 , ndërsa punimet kishin filluar në vitin 2012 dhe vlera e përgjithshme e maternitetit është  1,5 milion euro . Materniteti ka 2 salla të lindjes , inkubimin , fototerapinë , dhomat e motrave , 4 dhoma rehabilitimi, kuzhinën dhe objektet tjera përcjellëse.Nga sot e tutje nënat shqiptare nuk do të bredhin spitaleve të tjerë. Duke marrë për bazë disa të dhëna,në Preshevë brenda një viti lindin afro 1 mijë foshnje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress