Home » Lajme, Vendore » Hapet pishina gjysmë olimpike- Princesa në Leran

Hapet pishina gjysmë olimpike- Princesa në Leran

Edhe një mundësi e re me kushte të volitshme iu shtua  të rinjve tanë. Bëhet fjalë për qendrën rekreative sportive Princesa në Leran e cila në këtë fundjavë edhe zyrtarisht është hapur.

Një object gjigant me standarte evropiane ka mahnitur të gjithë mysafirët të cilët gjatë ceromonisë së hapjes I përshëndetën këto investime kapitale të bëra nga familja Emini. Pishina gjysmë olimpike  plotëson gjitha kushtet elementare duke ofruar komoditete nga më të ndryshmet për klientët e saj. Jeni të ftuar këtu, për të kënaqur  shpirtin tuaj janë këto disa fjalë të pronarit të pishinës Nazmi Emini I cili I përshëndeti të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre.

E kryetari I Kuvendit Komunal në Preshevë, Ramiz Latifi i përshëndeti jasht mase këto investime nga bashkatdhetarët tanë të cilët kanë përzgjedhur pikërisht vendlindjen e tyre për ti ofruar shërbime lukzoze me këtë pishënë gjysmëolmpike. Ai njëherit fton edhe bashkatdhetarë tjerë që të inevstojnë në vendlindjet e tyre.Prerja e shirit në inaugurimin e saj u bë nga vllezërit Emini dhe Kryetari I Kuvendit Ramiz Latifi, ndërsa për pronarët në fjalë investimet sa po kanë filluar ata do të vazhdojnë edhe me projekte të tjera si hapjen e pishinës në ambiente të hapura si dhe fusha të tjera sportive. Me hapjen e këtij objekti mundësohen edhe gjëra dhe shërbime të tjera si futja e notit në kuadër të educates fizike në procesin mësimor  ka potencuar  kështu për Radiotelevizionin Presheva kryetari I drejtorëve të shkollave Telat Arifi.

Hapja e kësaj pishinë është  përshëndetur edhe nga gjinia femrore .Pishina në fjalë është e pajisur edhe me kujdestarin professional profesorin e educates fizike , minimarket, restorant si dhe garderobë modern për të dyja gjinitë. Ajo është e hapur për të gjithë qytetarët  nga ora 8 e mëngjezit deri në orën 12.00. Prandaj në këtë mot me vapë e keni mundësinë për freskimin tuaj.

(RTP)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch