Home » Opinione » Hapja e zyrës dhe formimi i Komisionit Parlamentar për shqiptarët jashta kufijve domosdoshmëri e kohës

Hapja e zyrës dhe formimi i Komisionit Parlamentar për shqiptarët jashta kufijve domosdoshmëri e kohës

Refik HasaniMr.Sc. Refik HASANI

 

Është ndier nevoja e kahmotshme që Parlamenti i Kosovës të ngris dhe formoj pikërisht në legjislaturën e pestë të një Komisioni Parlamentarë për shqiptarët në Ish-Jugosllavi që do të përfshiheshin shqiptarët në ish Republikat Jugosllave  , me theks të posaqëm  në  Malë të Zi dhe Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë .

Kujtojm opinionin e gjërë publikë që nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva , që nga pas qershori të vitit  1999 jetojn në Gjilan  11.783 banorë , kurse sot në Kosovë ka mbi 5O mijë shqiptarë që jan  me qëndrim të përhershëm    . Kurse qytetarë që ende nuk posedojn kurrfarë  dokumenta të Serbisë dhe as të Kosovës kemi mbi pesë mijë veta që kan mbetur nën mëshirën e fatit dhe jan qytetarë të askujt prandaj është nevoj formimi i një Komisioni Parlamentar   dhe hapja e zyrës ndërlidhëse në kuadër të Kryeminstrisë .

* * *

Hapja e zyrës në kuadër të Kryeministrisë dhe Komisioni Parlamentarë jan domosdoshmëri e kohës  ,pasi ka nevoj emergjjnte të hiqen pengesa serioze  ligjorë dhe admInistrative që shqiptarët të mos Ju lejohet që të pajisen dhe vazhdojn dokumentat e udhëtimit . Të pranohet zyrtarisht nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës  që ka të dëbuar dhe zhvendosur shqiptarë nga të gjithë qytetet e Serbisë me theks të veqant nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva .

Hapja e zyrës dhe formimi i Komisionit Parlamentar për shqiptarët jashta kufijve është domosdoshëmëri e kohës,pasi do të koordinonin dhe harmonizonin punët në mënyrë institucionale me këto vendbanime dhe lokalitete të këtyre hapsirave etnike shqiptare në këto Rajone apo krahina ku kan ruajtur ende pranin e tyre fizike edhe me një shumicë shqiptare si që është rasti  i Medvegjës , Preshevës  dhe  Bujanocit .

 

23  Dhjetor    2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch