Home » Lajme, Politikë » Haradinaj kërkon unitet për dialogun

Haradinaj kërkon unitet për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i pajtimit me bisedimet me Serbinë, por ka kërkuar unitet nga të gjithë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pajtimit që bisedimet me Serbinë të udhëhiqen nga presidenti Hashim Thaçi, por ka theksuar se për këtë duhet unitet i të gjithëve. 

“Kërkoj që të ketë unitet në këtë proces dhe të ketë përkrahje edhe nga opozita”, ka thënë kryeministri gjatë vizitës së tij në komunën e Rahovecit. Haradinaj e ka komentuar edhe deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se në procesin e dialogut duhet të përfshihen edhe Kina dhe Rusia. “Të dyja këto vende vetë janë tërhequr nga ky proces”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë rezultate konkrete.

Sipas tij, ky proces duhet të përkrahet nga ata që e kanë nisur sikurse NATO, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, për Rahovecin ka kërkuar që të aktivizohet  sistemi mbrojtës, që tha se është i nevojshëm për vreshtat.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch