Home » Lajme » Haradinaj – Kurtit: Mund të rikthehen skenarë të vjetër të ndarjes së Kosovës “Shkëmbimi i territoreve”

Haradinaj – Kurtit: Mund të rikthehen skenarë të vjetër të ndarjes së Kosovës “Shkëmbimi i territoreve”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit që të krijojnë sa më shpejt institucionet e reja.

Haradinaj tutje ka thënë se Qeveria e re duhet të marrë përsipër sfidat që e presin vendin, duke përfshirë këtu dialogun me Serbinë. Ai ka kritikuar kreun e VV-së, Albin Kurti duke thënë se dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit.

“Kosova sot, prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta, duke përfshirë këtu dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, që të vetmin përcaktim ka ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit të vendit e karakterit unitar të shtetit.
Dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qëndrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Ai tutje ka komentuar edhe pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke thënë se druan që për vetë pjesëmarrësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.

“E konsideroj poashtu të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe druaj se, në mos për vetë pjesëmarësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.
E pakta kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për tu përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit!”, ka përfunduar Haradinaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch