Harta e të ashtuquajturës “Maqedonia e Madhe” është hasur në shkollën fillore “Grigor Përliçev” në Ohër, zbulon agjencia e lajmeve INA.
Kjo shkollë tubon nxënës të të gjitha komuniteteve, ndërsa harta e tillë është e vizatuar në një nga muret e klasëve të ciklit të ulët.
Shfaqja e këtij vizatimi grandioz në një institucion arsimor vjen vetëm pas disa javëve kur disa të rinj shqiptarë u arrestuan dhe kërcënohen me dënime me burg, për shkak të vizatimit të një grafiti me hartën etnike shqiptare.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e pyetur lidhur me skandalin nuk ka komentuar asgjë, duke paralajmëruar hollësi gjatë ditëve të ardhshme. (Mentor Mellova/INA)