Home » Kulturë » Harun Jahja – Krijimi iUniversit

Harun Jahja – Krijimi iUniversit

Vite më pare, miku im indjerë, profesori Vasil Pistoli, më kish folur për autorin turk Harun Jahja që ishte bërë injohur me serinë e librave të tij filozofikë. Atëkohë Vasili po lexonte “Popujt e zhdukur”, libër që ma dha edhe mua ta lexoj paskëtaj.

Më tërhoqi, që atëhere, gjuha e thjeshtë, shëmbujt e gjetur, njohuritë shkencore të Harun Jahjas, që ka studiuar për shkenca filozofike në Stamboll.

Për tetë vjet rresht, kur nisa punën në universitetin e Tiranës, krahas matematikës kam dhënë edhe mësime të Materializmit Dialektik dhe Historik, të filozofisë së vetme të lejuar atëkohë. Kështu që filozofia, sikurse edhe historia më ka tërhequr dhe interesuar gjithnjë. Që prej disa vitesh, e kam bërë gati një libër mbi ndikimin e ndërsjelltë të filozofisë dhe matematikës.

Miku im, Fisniku, më propozoi para dy javësh ta lexoja një libër tjetër të z. Harun, “Krijimi i Universit”.

Ta them që tani, bëhet fjalë për një autor me bindje të forta fetare islamike, që sikurse edhe autorë të tjerë me bindje të krishtera etj , pra jo materialiste, përpiqet të argumentojë, nëpërmjet vetë shkencës, drejtësinë e Kuranit dhe pavlefshmërinë e materializmit në përgjithësi.

Natyrisht, bindjet e mia, dikur marksiste, kanë ndryshuar shumë. Dikur, nuk e kuptoja pse shkencëtarë të shquar besonin në Zot, në krijimin e Botës, kur shkenca, hap pas hapi, kishte zbuluar kaq e kaq ligje themelore të natyrës, të jetës dhe shoqërisë.  Për shembull, doktrina e evolucionit e Darvinit, e mbështetur në kaq shumë fakte të paraqitura nga shkencëtari anglez vetë dhe pasuesit e tij, përse sulmohej kaq shumë nga Kisha në SHBA?! Nuk mundja ta kuptoja hipotezën e disa fizikantëve për të ashtuquajturin Bing-Beng, apo shpërthimin e Madh sipas të cilit universi u krijua nga asgjëja dhe vijon të zgjerohet. Nuk besoja në fundësinë e botës, qoftë edhe nisur nga argumente matematike. Sikur bota të ishte e fundëme, sikur numri iyjeve dhe i objekteve në të të ishte i fundëm, atëhere bie poshtë e tërë teoria e bashkësive të pafundëme, aktuale dhe potenciale, së pari, pafundësia e numrave natyrorë. Matematikani francez Koshi [1]ndonëse ishte kapacitet në fushën e tij, besonte në fundësinë e botës. Këtë e argumentonte edhe me arsyetimin e mëposhtëm:

“Po t’i rreshtojmë sendet e bashkësisë së pafundëme në një varg dhe t’i numërojmë, që të jenë në korrespondencë me numrat natyrorë: 1, 2, 3, 4… , duhet të supozojmë, gjithashtu, që ky varg është ipafundëm, gjë që s’është e arsyeshme”. Pse? Sepse, në se vargu i numrave natyrorë është i pafundëm, atëhere katrorët e këtyre numrave janë, po ashtu, pafund, sa edhe numrat natyrorë: çdo n ipërgjigjet n2 dhe anasjellas. Por, në fakt, sa më shumë numra natyrorë n të marrim, aq më i vogël bëhet raporti i numrit të katrorëve, që gjenden në segmentin e numravë natyrorë [1,n], me numrin e vetë atyre numrave natyrorë, (p.sh në segmentin [1,100] katrorë të plotë janë 1,4,9,16, 25, 36,49, 64, 81, 100, pra, 10 gjithsej dhe raporti është 1/10; në segmentin [101,200] janë 121, 144, 169, 196 pra 4 katrorë dhe raporti 4/100 ose më shumë se 2 herë më ivogël, e kështu me radhë..).  Pra, vimë në përfundimin, që kur vargu i numrave të plotë zgjatet pafund, vargu i katrorëve do përbënte në të “një pakicë të pandjeshme”. “Prandaj, me që vimë në këtë kundërshti, duhet ta hedhim poshtë, që në fillim, supozimin për pafundësinë e vargut natyror!” Koshi, për këtë arsye, nuk u muar kurrë me bashkësitë e pafundëme.

Harun Jahja - Krijimi iUniversit

Nuk i besoja teorisë mbi shpirtin e pavdekshëm apo mediumet e spiritualistëve. Gjithnjë duke marrë si bazë praktikën si kriter të së vërtetës, që kishte dëshmuar përparimin e pandalshëm teknik dhe teknologjik të shoqërisë, kishte rritur kontrollin e njerëzve për proceset natyrore në Tokë dhe më gjerë.

Atëhere nuk kishim shumë mundësi të lexonim për teoritë alternative në fusha të ndryshme të filozofisë, prandaj mbase krijonim edhe ne bindje të forta e disi të ngurta për ato që studionim zyrtarisht në shkollë. Pas vititeve 90, këto pengesa natyrisht u hoqën dhe të gjithë kanë mundësi të dëgjojnë pikëpamje të ndryshme e të kundërta si dhe të shohin edhe “anën tjetër të medaljes”.  Gjithësesi, një gjë është e sigurtë: gjithçka që s’është shkencore nuk mund të jetë e besueshme! Prandaj edhe Kisha, edhe feja në përgjithësi po vështron më shumë kah zbulimet dhe zhvillimet shkencore dhe po arsyeton si të thuash në frymën e shkencës. Kjo është një dukuri pozitive që e shpie përpara mendimin njerëzor.

Në këtë kuptim, librat e z. Harun Jahja janë për t’u vlerësuar. Edhe sikur të mos imarërsh parasysh përfundimet dhe komentet fetare që ai bën, herë pas here, materiali i pasur dhe i freskët faktik shkencor që ai përmënd dhe analizon, në një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme për masën e lexuesve, është  një lexim jo vetëm i këndëshëm por edhe instruktiv dhe ndriçues për nxënësit, studentët, mësuesit, pensionistët.

Unë po jap disa fragmente sa për të mbështetur atë që thashë më sipër.

f.19

Në vitin 1948 Xhorxh Gamov duke i avancuar më tej llogaritjet e Xhorxh Lëmetrit, hodhi një tezë të re mbi Bing Bengun. Nëse Universi është formuar me një shpërthim kataklizmik, padyshim  që duhet të ketë lënë pas një përqindje të caktuar të rrezatimit. Dhe mbi të gjitha ky rrezatim duhet të jetë përhapur në raport të njëjtë në të gjithë universin. Ky argument që duhej të vërtetohej pa kaluar shumë kohë u gjend. Në vitin 1965, dy kërkues Arno Penzias dhe Robert Uillson si përfundim injë rastësie, zbuluan këto rrezatime (valë) të panjohura. Ky rrezatim , të cilin e quajtën “Sfondi kozmik i rrezatimit” ishte i ndryshëm nga rrezatimet që reflektoheshin nga çdo vend i hapësirës për uniformitetin e jashtëzakonshëm….Më 1989 Xhorxh Smut me ekipine  tij të NASA-s hodhën në hapësirë ‘Satelitin e  zbulimit të rrezatimit të sfondit kozmik” (COBE). Me aparatet e ndjeshme të vendosura në këtë anie kozmike u deshëm vetëm 8 minuta për të dedektuar dhe pohuar matjet e Penzias dhe Uillsonit.

f. 69

Ajnshtajni rregullin në Univers e ka quajtur diçka “të papritur” por që faktikisht duhet quajtur “mrekulli” dhe e shpjegon kështu: Faktikisht si a priori (e parapranuar) Toka mund të vijë në një gjendje të rregullt (ligjore) vetëm nëse atë e sistemojmë me inteligjencën tonë sistemuese. Ky do të ishte një sistemim si renditja e shkronjave alfabetike të një gjuhe…Por në Tokën materiale ekziston një gradë aq e lartë e rregullit, e cila nuk mund të lejojëautorizimin e a priorit. Kjo është një “mrekulli” dhe paralelisht me shkencën tonë sa vjen e forcohet më tepër”.

 

f.93

Majkëll Denton shkruan: A do mundëte atmosfera jonë të mbante më tepër oksigjen dhe kjo a do të arrinte të mbështeste jetën? Jo! Oksigjeni është një element tepër reaktiv. Përqindja e oksigjenit që gjendet në atmosferë, pra 21 %, është pikësrisht në atë pikë ideale që për sigurinë e jetës nuk duhet të kapërcehet. Çdo 1 % oksigjen që ishtohet mbi 21 përqindëshin, do të krijojë një probabilitet prej 70 % më tepër që një rrufe të shkaktojë zjarr në pyje.

 

f.97

Lista e ekuilibreve që mundësojnë jetën

Forca tërheqëse e Tokës: Në se do ishte më e madhe, atmosfera e Tokës do të akumulonte sasi të mëdha amoniaku dhe metani, e cila do ishte negative për jetën. Nëse do ishte më e vogël, atmosfera e Tokës do të humbëte sasira të mëdha uji që do ta bënte të pamundur jetesën.

Largësia nga Dielli: Nëse do të ishte më e madhe, planeti do të ftohej duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë dhe planeti do të hynte në epokën e akullit. Nëse do të ishte më e vogël, planeti do të skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë gjë që do ta bënte të pamundur jetësën nnë Tokë.

Trashësia e Kores së Tokës: Nëse do të ishte më e madhe, do të transportohej nga atmosfera për në koren e eTokës më tepër oksigjen. Nëse do ishte më e vogël do të kishet aq lëvizje vullkanike sa do ta bënin të pamundur jetesën në planet.

Shpejtësia e rrotullimit të Tokës rreth vetes: Nëse do të ishte më e madhe, erërat atmosferike do të fitonin shpejtësi të mëdha, tufanet dhe ciklonet do ta bënin të pamundur jetesën. Nëse do të ishte më e vogël ndryshimi i temperaturës midis ditës dhe natës do të ishte shumë i madh.

Forca tëheqëse midis Hënës: Në se do të ishte më e madhe, forca e Hënës do të ndihej shumë efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokës rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat në dete. Nëse do ishte më e vogël, do të shkaktonte ndryshime negative të klimës për jetën.

Fusha magnetike e Tokës: Nëse do ishte më e madhe, do të formoheshin fortuna të fuqishme elektromagnetike. Nëse do të ishte më e vogël, do të hiqej ajo mburojë e Tokës kundrejt erërave të Diellit dhe rrezatimit të dëmshëm të tij.

Albedo (Rrezet e Diellit që reflektojnë në sipërfaqe të Tokës, përqindja e rrezeve të Diellit që arrijnë në sipërfaqe të Tokës): po të ishte më e madhe, me një shpejtësi të rrufeshme do të hynim në epokën e akullit. Po të qe më e vogël, pasojat “serë” do ta rrisnin nxehtësinë ku Toka fillimisht do mbetej poshtë ujit nga shkrirja e akullnajave dhe më pas do të nxehej tej mase.

 

Po kështu: për pëqindjet e oksigjenit dhe azotit në atmosferë, të ujit dhe dioksidit të karbonit në atmosferë, tarshësinë e shtresës së ozonit, lëvizjet sizmike (tërmetet)…

 

f.136

Uji është aq harmonik me jetën tone, saqë nganjëherë për të mbrojtur këtë përshtatshmëri, për disa ligje të natyrës janë krijuar edhe përjashtime. Shembulli më i bukur për këtë është se, në të kundërt të lëngjeve të tjerë, menjëherë pas uljes së temperaturës në + 4 oC uji fillon e bymehet duke mundësuar akullin të qendrojë në sipërfaqe të ujit.

 

f.150

Majkëll Denton

Midis elasticitetit që tregohet për të mos hyrë në reaksion, i atomeve të oksigjenit dhe karbonit në temperature normale dhe energjisë me përmasa gjigande që çlirohet kur këto hyjnë në reaksion, ekziston njjë programim tepër i rëndësishëm për jetën në Tokë.Ky programim kaq interesant i oksigjenit dhe i karbonit siguron përftimin e një energjie në një mënyrë të vazhdueshme dhe të kontrolluar të organizmave të ndërlikuara dhe në të njëjtën  kohë njërëzimi të arrijë ta përdori në mënyrë të kontrolluar zjarrin duke përfituar temperaturat e duhura për teknologjinë.



[1] Augustin Louis Cauchy, matematikan francez, 1789-1857

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch