Home » Kulturë, Lajme » HASAN YELMENI, MËHALLËT DHE SHEHLERËT PRESHEVËS

HASAN YELMENI, MËHALLËT DHE SHEHLERËT PRESHEVËS

Shkruan : Xhemaledin SALIHU Presheva i takon kohës Antike, fisit Dardan dhe bënte pjesë në Mbretërinë e Dardanisë. Ajo i ruajti Mëhallët si rrallë ndonjë qytet në trevat shqiptare. Mëhallë sipas fjalorit të gjuhës shqipe është lagje, grumbull i madh njerëzish, shumicë. Kishte një mëhallë fëmijë. U bënë një mëhallë njerëzish, pa përcaktim lidhjeje të gjakut , gjinie, racore, fisnore, fetare. Ndërsa tek fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, fjalë turke, lagje, pjesë e qytetit apo e katundit. Lidhur me Preshevën dhe Mëhallët e saja shkruan shumë autorë, por do t’i veçoja vetëm disa prej tyre. J.F. Trifunoski në librin e tij “Presheva” të botuar më 1951 shkruan mbi Preshevën dhe mëhallët e saja. Sipas Trifunoskit, Presheva përbëhet prej shumë pjesëve, mëhallëve, të cilat dallohen sipas vjetërsisë.Mëhalla më e vjetër është Mëhalla e Rekës(Lumit), e cila shtrihet në anën e djathtë të lumit, menjëherë pas daljes së lumit nga mali.E dyta sipas vjetërsisë radhitet Mëhalla e Xhamisë së Vjetër, apo Atik-Xhamisë, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit, menjëherë pas daljes së tij nga mali. Mëhalla ka marrë emërtimin sipas Atik – Xhamisë, e ndërtuar më 1856. E treta, sipas vjetërsisë radhitet Mëhalla e Xhamisë së re, apo Xhemit-Xhamisë, e ndërtuar në shekullin 19. Sipas autorit, Shehët janë familja më e vjetër në qytet, pastaj Ali-Metët dhe Sheh-Halilët, të cilët janë të fisit, Sop.Familjet e Kajallarëve, Mulla-Beqirëve, Çollakëve, Mutishëve,Gollomehëve janë Kelmend, ndërsa Kamberët, Karavelitë, Hilët, Bardhiqët të fisit Thaç.Familjet të tjera, sipas autorit janë të ardhura më vonë. T.P. Vukanoviq, poashtu shkruan për Mëhallët e Preshevës në librin : Presheva, botuar më 1966. Ai Mëhallët kështu i radhitë : Ali Metët, Berajt, Berberët, Binajt, Boshnjakët, Dodollarët, Gjorgovcët, Kamberët, Kuklarët, Majanca, Paxhik Mëhalla, e njohur si Mëhalla Hamidije, Mëhalla e Zallit, Rrahmonët, Mëhalla e Spahillarëve, Mëhalla e Hanucëve, Mëhalla e Atik Xhamisë dhe Shehët. Sipas autorit J. Haxhi-Vasileviq, Presheva ndahet në 4 Mëhallë : Mëhalla e Mutishëve, Mëhalla Paxhik, Mëhalla e Ali-Metëve dhe Mëhalla e Amedive. Dy të parat shtrihen në të djathtë të lumit, ndërsa dy të tjerët në të majtë të lumit. Sipas Haxhi-Vasileviqit, Mëhalla më e vjetër është Mëhalla Paxhik, pastaj radhitet ajo e Amedive. Kështu shkruan autori në librin e tij :Serbia e Vjetër Jugore, Rajoni i Preshevës, e botuar më 1913. Ibrahim Kelmendi në librin e tij : “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”, botuar më 2006, shkruan : “Shqiptarët e Preshevës ndahen në mahallë : Murtishtët, Kajajt, Mullabeqirët, Nezajt, Derrajt, Berajt, Rahmanët, Golomeshët, Ali-Metajt, Hodajt, Budumtë, Sheh-Halilët, Kamberët, Dodajt, Bajraktarët dhe të tjerë. Çdo mahallë asht gjini në vete. Disa prej gjinivet i përkasin fisevet : Sopë, Kelmendë, Thaç dhe Krasniq.. Një numër i Qytetarëvet nuk kanë fise fare. Bisedat që i zhvillova me disa pleqë të Preshevës erdha në përfundim se Mëhallët më të vjetra të Preshevës janë : MËHALLA E DOGANËVE , e cila shtrihet në të djathtë të lumit dhe i përketë fisit Kelmend, MËHALLA E KUKLARËVE, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit dhe i përketë kryesisht fisit Thaç dhe MËHALA E SHEH-HALILËVE DHE E ALI-METËVE, që shtrihen në anën e majtë të lumit dhe i përkasin fisit Sop.Këto dy mëhalla janë të një gjaku. Pra, Presheva mbështetet në 4 Mëhallë dhe kë to janë 4 shtylla dhe 4 pjesë kryesore të Preshevës. Mëhalla e Doganëve i përket një gjinie/loze), sipas lidhjes së gjakut dhe aty kryesisht bëjnë pjesë : Doganët, Kajallarët, Berberët, Mutishët, Hanucët, Haxhi-Beqirët, Mulla-Ademët, Pamukët, Qutët. Në Mëhallën e Sheh-Halilëve dhe Ali-Metëve kryesisht bëjnë pjesë : Alimetët, Sheh-Halilët,Shehlerët, Agallarët dhe Hoxhët apo Efendilerët. Në Mëhallën e Kuklarëve kryesisht bëjnë pjesë : Dodajt, Begajt, Majanca, Baballukët, Malokët, Mulla-Abazët, Napranët, Karavelitë, Zengulët, Zelçët, Bixhallarët, Derrajt, Kamberët, Qorvelitë, Hallaçët. Me këtë rast po mundohem t’ i përmendi të gjitha Mëhallët e Preshevës : Doganët, Sheh-_Halilët, Kajallarët, Berberët, Hodajt, Karaponxhët, Mutishët, Hanucët, Salimusët, Hamishët, Haxhi-Beqirët, Mulla-Ademët, Qutët, Pamukët, Kekincët, Harunët/kanë ardhur më vonë, aty kah viti 1912/, Liçajt, Kurbalitë, Nurojt, Hysenët /të ardhur më vonë/, Nezajt, Berajt, Rrahmonët, Bugarinët/të ardhur më vonë/, Dodajt, Begajt, Zelçajt, Majancalitë, Bixhallarët, Baballukët, Bilalqaushët, Horosanët, Malokët, Mulla-Abazët, Napranët, Kamberajt, Qorvelitë, Derrajt, Shehlerët, Ali-Metët, Budumët, Gollomehët, Binajt, Tërnavalitë/të ardhur më vonë, aty kah viti 1912/, Karavelitë, Hallaçët, Zengulët, Hamaçët, Çukarkalitë / të ardhur më vonë/. Presheva i ka katër shtylla kryesore që e kanë bartur historinë e Preshevës : Mëhalla e Kuklarëve, Mëhalla e Doganëve, Mëhalla e Ali-Metëve dhe Mëhalla e Sheh-Halilëve. /Për Mëhallët shiko:Xhemaledin Salihu, Mëhallët e Preshevës, Presheva.com, 2009/ Shehlerët e Hasan Yelmenit Sipas Preshevarit Hasan Yelmen Shehlerët dhe paraardhësit e tij nga Vranja janë shpërngul në Kazanë e Preshevës dhe në këtë rajon kanë jetuar 400 vjetë. Hasan Yelmen vërteton se Shehlerët ndahen në tri grupe: Shehlerët/Shehët/, Hoxhaefendilerët dhe Agallarët. Hasan Yelmen shkruan: “ Në fillim të njohurive të këtij paragrafi të bazuara nga pasardhësit Haxhi sheh Maksudi “shehlerët”, pasardhësit Vejsel Agës “Agallarët”, familjes sonë pasardhësit Abdylkerimit “Efendilerët” apo “Hoxhallarët”. Duke përfshi Shehlerët lidhjet që janë krijuar në mes akrabave deri më sot kanë vazhduar të ruhen, por lidhjet në mes Agallarëve dhe Hoxhallarëve kanë mbetur të shkëputura/është fjala për familjet në Turqi, autori i shkrimit/. Shehlerët janë marrë vesh që këto lidhje dhe takime t’i vazhdojnë. Pas sheh Maksudit, Sheh Omerit dhe nga Sheh Haxhi Maksudi, Agallarët dhe Hoxhallarët fillojnë të ndahen. Pas Sheh Haxhi Maksudit, Sheh Saliu, Sheh Hyseini, Sheh Salimi dhe Sheh Akifi me pasardhësit tonë shtatë sheh kanë ardhur dhe shkuar. Sa i përket kësaj në mbishkrimin osmanishte siç lenë të nënkuptohet, Sheh Saliu, Sheh Omeri brenda Tyrbesë dhe Sheh Haxhi Maksudi jashta Tyrbesë janë varrosë. Tyrbeja dhe Teqeja janë në Preshevë. Pasardhësit tanë, Kazanë e Preshevës e kishin pranuar qendër. Për këtë arsye veten e quajmë Preshevarë. E fundit vajza e Shehlerëve, Sheh Akif Efendiut, nga e afërmja jonë zonja Ilfete ka qenë mbikqyrëse dhe drejtuese e Preshevës. Ajo ka ndërruar jetë në Stamboll”./Hasan Yelmen, Bir omru deriyorum/Jeta e dëshiruar/, Stamboll, Derimod/ Koopertina e librit Presheva e vjetër Në skicën e poshtëshënuar të Hasan Yelmenit janë paraqitur vetëm loza e Shehlerëve, jo edhe e Agallarëve dhe Hoxhallarëve. Hasan Yelmeni vazhdon:” Në dokumentet që i kam shfaqur nënkuptohet se në pjesën e paraardhësve të Shehëve zenë vend edhe gjyshja ime Zymryte. Sipas kësaj të vërtete kam konstatuar se paraardhësit tonë i takojnë pjesës së Shehlerëve. Kur të shqyrtohet tabela e pedigrit, në këtë pjesë gjenden shtatë Sheh. Në Kasabanë e Preshevës, në varrezat e Teqesë që i kanë ngritur kuptohet se janë varrosur. Kam zbuluar se Qendra e Efendive të Shehëve është bërë anëtare e Tarikatit/sektit të Halvetit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch