Home » Lajme » Hasani ia siguron fitoren Norrkopingut

Hasani ia siguron fitoren Norrkopingut

Mesfushori kosovar Astrit Ajdareviq, është lënduar të shtunën në fitoren që skuadra e tij IFK Norrkoping, e ka shënuar në shtëpi ndaj Syrianskas me rezultatin 2:1.

Ajdareviq është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë shkaku i lëndimit. “Unë kam lënduar këmbën dhe jam munduar të luaj ashtu me dhembje. Por, nuk isha në gjendje të vazhdoja më shumë. Do të bëjë një kontroll të hënën apo të martën dhe të shoh se sa gjatë do të jem jashtë fushës”, ka thënë Ajdareviq. Hero i Norrkopingut të shtunën ishte kosovari tjetër Shpëtim Hasani, që shënoi golin e fitores. “Është kënaqësi e madhe. Ka kaluar mjaft kohë që nga goli i fundit dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Hasani, shkruajnë mediumet suedeze të dielën. Për Norrkopingun fitorja ndaj Syrianskas ishte e para pas plotë 12 ndeshjeve.

This video gives tangible ways to defuse college homework from https://www.college-homework-help.org/ anger, frustration, and stress

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch