Të hënën në mëngjes ekspedita e Shkëndijës braktis bazën stërvitore Ramingshtajnë të Austrisë dhe ia mësyu kryeqytetit serb, Beograd, ku të mërkurën (ora 20:45) e zhvillon ndeshjen e parë kundër Partizanit, në kuadër të javës së dytë eliminatore të Ligës së kampionëve.
Ferhan Hasani lojtari më i mirë i Shkëndisë për sezonin e kaluar ka thënë përgatitjet e skudarës kanë shkuar sipas planit të paraparë nga stafi teknik. Kemi punuar me një seriozitet të madh për ndeshjen me Partizanin në Beograd. Jam teper i kënaqur nga këto përgatijte dhe me lojërat që i kemi zhvilluar në Austri.Ne presim të dalim fitues nga dy ndeshjet që do t’i zhvillojmë, në Beograd dhe Shkup. Synimi ynë është ta eliminojmë Partizanin ka thënë lojtari më i mirë i Shkëndisë Ferhan Hasani.
Hasan Hasani