Home » Lajme » Hashim Thaçi: Do të provoj t’ia marrë Serbisë, Luginën e Preshevës pa e cenuar tërësinë territoriale të Kosovës

Hashim Thaçi: Do të provoj t’ia marrë Serbisë, Luginën e Preshevës pa e cenuar tërësinë territoriale të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Opinion” te TV Klan të Blendi Fevziut, ka thënë se do të provojë t’ia marrë Serbisë, komunat me shumicë shqiptare si Preshevën, Bujanocin e Medvegjën pa e cenuar tërësinë territoriale të Kosovës .

I pyetur në lidhje me dëshirën për të marrë Medvegjën e Presheven e Bujanocin, z.Thaçi u përgjigj si vijon: “Po, ajo është dëshirë e kahmotshme. Në dialog nuk do të ngurroj që ta shtrojë, pa e cenuar tërësinë territoriale të Kosovës.”

Tutje ai ka thënë se kosovarët nuk i ka ndalur as Serbia e as tani pandemia që të shkojnë në Shqipëri dhe se mes Kosovës e Shqipërisë duhet të ketë më shumë përafrime.

“As s’ka mujt Serbia me na ndalë e as Covidi. Mes Kosovës e Shqipërisë duhet të ketë sa ma shumë përafrime politike dhe konsensuse”, u shpreh ai

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch