Home » Lajme » Hashim Thaçi i prinë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Hashim Thaçi i prinë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

“Presidenti Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çdo vjet mbledhë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare.

Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të shteteve të ndryshme”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch