Home » Lajme, Vendore » Hashim Thaçi – Kam pritur nga Haradinaj të jetë më i përgjegjshëm

Hashim Thaçi – Kam pritur nga Haradinaj të jetë më i përgjegjshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se çështja e korrigjimit të kufijve ka vdekur, ka thënë se ka pritur nga Haradinaj të jetë më i përgjegjshëm, pasi një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media tha se dialogu nuk ka vdekur, madje është në një fazë të rëndësishme.

“Është deklaratë interesante nga kryeministri, kam pritur nga ai të jetë më racional dhe i përgjegjshëm, një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra

Presidenti Thaçi njoftoi që sapo ka përfunduar një takim me udhëheqësit e organeve të drejtësisë së Kosovës.

“Sundimi i ligjit ka qenë dhe do të jetë prioritet i yni. Kemi shënuar progres në këtë aspekt ka një rëndësi të veçantë dhe imediate për shkak të liberalizimit të vizave” ka shtuar Thaçi.

Sipas Thaçit në këtë takim një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjes së veteranëve.

“Të gjithë ata duhet të hetohen, duhet të mbrojmë rendin dhe ligjin por edhe emrin e UÇK-së. Lista e veteranëve nuk ka qenë më shumë se 12 mijë deri në 15 mijë”, tha Thaçi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, presidenti u shpreh se janë duke investuar mjaftueshëm që kjo gjë të ndodh gjatë këtij viti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch