Home » Lajme, Vendore » Hashim Thaçi: luftë mund të ketë, por cenim të territorit jo

Hashim Thaçi: luftë mund të ketë, por cenim të territorit jo

Ai ka folur kështu në një intervistë për “TV Klan”.

“Askush zyrtarisht në tavolinë nuk e ka hapur diçka të tillë por nuk do të lejoj që të jem në tavolinën ku të diskutohet për ndarje të territorit të Kosovës për asnjë centimetër. Unë jam Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës Kosovës – luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo”, ka theksuar ai.  

“Ndarje jo, shkëmbim jo, asociacion jo, as krijim të ‘Republika Serbska’ në Kosovë. Kur janë bërë zhurma për këtë, unë kam shkuar vet e kam vizituar Liqenin e Gazivodës”.

I pyetur pse Vuçiqi do ta pranonte idenë e tij që Kosovës t’i jepet Lugina Kosovës, Thaçi tha se nuk e ka shqetësim homologun e tij serb. “Nuk e kam shqetësimin e  homologut tim në Serbi. Satisfakcion për Vuçiqin është integrimi në BE. Serbia nuk mund të ec përpara drejtë BE-së pa e njohur Kosovën”, tha ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch