Home » Lajme, Vendore » Hashim Thaçi mbështet jetësimin e vullnetit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Hashim Thaçi mbështet jetësimin e vullnetit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në manifestimin e shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, tha një deklaratë mjaftë për tu dëshiruar për shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës. Thaçi tha se Kosova përshëndet dhe përkrahë afirmimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni.

 

Por për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ai nuk tha se Kosova përkrahë afirmimin e të drejtave kombëtare, por Thaçi iu drejtua kryeministritë të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, dhe kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, duke thënë se Kosova mbështet jetësimin e vullnetit politikë për të ardhmen e tyre kombëtare dhe demokratike.

Kjo është hera e dytë që haptasi kryeministri i Kosovës kërkon jetësimin e vullnetit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me çka nënkuptohet realizimi i referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992

 

Në mënyrë zyrtare sot është bërë pranim dorzimi i postit të kryetarit të komunës së Bujanocit. Kështu sot Shaip kamberi i cili udhëhoqi 4 vitet e kaluara me Bujanocin tash e dorëzoi këtë pozitë në duart e Nagip Arifit I cili do të udhëheq në 4 vitet e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Hajredin Hyda pastaj Nagip Arifit ia dorëzoi vendimin e kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Bujanocit të seancës së mbajtur më 8 qershor, ku Arifi mori votat e 21 këshilltarëve për kryetar të Komunës.

E pas ceremonisë, kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se që sot do të fillojmë me punë, kurse falenderoi qytetarët për mbështetje në zgjedhjet e 6 majit, si dhe këshilltarët që e mbështetën në seancën e 8 qershorit.

Arifi në mesazhin e tij për qytetarët tha se do të vazhdojmë aty ku e lamë para 4 viteve, kjo ishte edhe moto e subjektit të tij politikë.

Komunën e Bujanocit në 4 vitet e ardhshme do ta udhëheq koalicioni I përbërë nga PD me 12 këshilltarë, Grupi Qytetarë “Stajança Arsiq” me 5 këshilltarë, dhe Partia Demokratike e Boris Tadiqit dega në Bujanoc me 4 këshilltarë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch