Home » Lajme » Hasi kërkon 20 mijë euro në muaj

Hasi kërkon 20 mijë euro në muaj

Federata Shqiptare e Futbollit thuhet se nuk ka gjetur akord me pretendentin kryesor per të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë, Besnik Hasi.

Dy pikat kryesore te ndarjes mes palëve janë shuma qe kërkon Hasi për te filluar punën, 20 mije euro ne muaj dhe kontrata afatgjate 4 vjeçare qe ai kërkonte për te drejtuar kuqezinjtë, citoi Vizion+.

Hasi javët e fundit shihej si pasuesi me i mundshëm i kroatit Josip Kuzhe ne drejtimin e kombëtares shqiptare e përforcuar edhe nga drejtuesit e Federatës Shqiptare te Futbollit.

Edhe pse presidenti i FSHF deklaroi se ceshtja e trajnerit te ri do te zgjidhej ne fundjavën qe sapo lame pas , sinjalin i pari e dha klubi i Anderlehtit ku hasi punon si zv trajner qe nuk dëshironte te zgjidhte kontratën me gjakovarin.

Me te gjitha gjasat kombëtaren për dy takimet miqësore me Azerbajxhanin ne 11 nëntor dhe Maqedoninë tre dite me pas ne Prilep do ta drejtoje ish zv tekniku ne kohen e Kuzhes boshnjaku Xhemal Mustedangic. Ndërkohe emrat e tjerë te përfolur si kandidate janë Matjazh Kek, Ervin Kuman, Manolo Himenez dhe Enriko Fabro.

If we looked http://domyhomework.guru in individual classrooms, in cities, plains, and deserts, on the borders and on reservations for stories of hope

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch