Home » Lajme » Hasi niset drejt Shqipërisë

Hasi niset drejt Shqipërisë

Drejtuesit e skuadrës belge, ku gjakovari është ndihmëstrajner, pritet të emërojnë argjentinasin Nikolas Frustos në vend të Hasit.

Skuadra belge e Anderlehtit po përgatitet për një largim të mundshëm të Besnik Hasit. Sipas mediave vendase, drejtuesit e kësaj skuadre kërkojnë të afrojnë në rolin e zëvendës-trajnerit Nikolas Frustos, argjentinasin 30-vjeçar, i cili ka luajtur më parë me Anderlehtin. Sigurisht që nuk është e vështirë të bësh lidhjen e lëvizjeve të fundit në klubin belg me emërimin e Hasit në krye të kuqezinjve. 40-vjeçari gjakovar mbetet zgjedhja e parë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili të enjten e kaluar shtrëngoi duart me Josip Kuzhen për bashkëpunimin që kishin qysh nga maji i 2009-s, transmeton e përditshmja sportive shqiptare SportiShqiptar.

“Trajner i Shqipërisë me siguri do të jetë Besnik Hasi”. Këto janë fjalët e zyrtarëve të FSHF-së, të cilët u referohen bisedave të fshehta që kanë pasur me presidentin Duka. Gjithsesi, ky i fundit është treguar shumë i rezervuar me mediat, ndoshta sipas një marrëveshjeje të heshtur me Hasin. Ish-futbollisti i kombëtares, 40-vjeçari Besnik Hasi, fillimisht i ka kërkuar Dukës një rrogë të majme, por mundësitë e FSHF-së janë për më pak, ndaj palët i kanë dhënë kohë njëra-tjetrës për të reflektuar.

Ndihmës-trajneri i Anderlehtit nuk ka komunikuar në asnjë moment me mediat, madje i është shmangur maksimalisht interesimit të gazetarëve, duke lënë të nënkuptohet se pret momentin e duhur (ndoshta pasi të zgjidhë kontratën me klubin e tij) për të zyrtarizuar marrëveshjen me Dukën. Hasi ka kërkuar kontratë 4-vjeçare, pra për dy sezone dhe një ndihmës belg. Është në stilin e Dukës që ta lërë median të bëjë punën e saj, ndonëse mund ta ketë mbyllur me Besnik Hasin, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. FSHF nuk ka para ose më mirë nuk ia lejon vetes të shpenzojë shifra marramendëse për trajnerë të huaj në një moment delikat të kombëtares, ku nuk ka shpresa për një ngjitje të menjëhershme dhe as për një kualifikim të mundshëm në “Botërorin 2014”.

Behavioral signs such as typing rhythm, gait and voice can let teachers know when students are in need of additional assistance as well as help them assignment help of essaynara.com/ understand what teaching techniques work best for individual students

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch