Home » Opinione » “Haxhillëku” i shqiptarëve është Vlora

“Haxhillëku” i shqiptarëve është Vlora

  
Shkruan: Isuf Bajrami 
Në kohën kur “shqiptarët” e organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e
Kosovës janë nisur me autobus 121 hanxhinj (Bujanoc 21 dhe Preshevë16) për të
kryer harxhin në vendet e “shenjta Mekë e Medinë të Arabisë Saudite”. Kurse në
ditët në vijim pritet që të udhëtojnë me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës
drejt Arabisë Saudite edhe 470 hanxhinj të tjerë, në Gjilan bëhen përgatitjet
për udhëtim në këmbë drejt vendit të shenjtë të shqiptarëve,drejt Vlorës. 

Ekrem Avdiu, Dilaver Musliu, Gani Shaqiri, Nazim Hajdini kanë lidhur besën se
më 28 nëntor 2012 do ta dërgojnë Flamurin nga Gjilani për në Vlorë, aty ku para
një shekulli Ismajl Qemajli kishte shpallur Shqipërinë shtet të pavarur.Tash
edhe pas një shekulli, viset shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nuk
janë as me Kosovë e as me Shqipëri, por vullnetin e shqiptarëve të kësaj ane,
në Vlorë do ta dërgojnë katër veprimtarë edhe atë duke bartur Flamurin Kombëtar
në këmbë, prej Gjilanit e deri në Vlorë.

Ekrem Avdiu nga fshati Velekincë komuna e Gjilanit, Dilaver Musliu nga
(Presheva), Gani Shaqiri (Bujanoc) dhe Nazim Ajdini (Medvegjë) ,të cilët i kanë
përfunduar të gjitha përgatitjet dhe vetëm presin ditën për t’u nisur për në
Vlorë.

Kjo rrugë do të jetë në këtë relacion: 
Gjilan-Ferizaj .................................33,047 km.
Ferizaj-Therandë.............................39,474 km.
Therandë-Prizren............................18,289 km.
Prizren-Kukës.................................36,485 km.
Kukës-Thirre...................................21,434 km.
Thirre-Mashtërko............................23,637 km.
Mashtërkor-Ndërfushë....................18,652 km.
Ndërfushë-Fangë.............................14,90 km.
Fangë-Thumanë...............................26,771 km.
Thumanë-Vorë.................................20,148 km.
Vorë-Durrës.....................................19,829 km.
Durrës-Gose.....................................29.40 km.
Gose-Lushnjë...................................20,216 km.
Lushnjë-Fier....................................25,253 km.
Fier-Skrofotin..................................25,039 km.
Skrofotin-Nartë................................7,695 km.
Nartë-Vlorë......................................4,385 km.

Ky është itinerari që do ta kalojnë këmbë katër bartësit e Flamurit të
100-vjetorit të Pavarësisë, me shqiponjën e zezë në sfondin e kuq, me
mbishkrimin ‘’Gjilan – Vlore 2012’’.

Siç thotë nismëtari, Ekram Avdiu, një gjë dihet: me 28 nëntor ky flamur do te
valojë në Vlorë dhe hapësira e tij s’do të munde ta ndalë askush. Ai thotë se e
kanë paraparë që me 10 nëntor, nga Zyra e Kryetarit të Gjilanit, të nisen në
këmbë në udhëtimin që do të zgjasë 18 ditë dhe gjatë të cilit në këmbë
mesatarisht do të kalohen 25 deri 30 kilometra.

‘’Në Vlorë, në 100-vjetorin e pavarësisë do të bartin vullnetin e shqiptarëve
të Kosovës Lindore, do te bartim amanetin e gjithë shqiptarëve të rënë në
luftërat çlirimtare për liri e do të barin falënderimet që i dërgohen shtetit
shqiptar’’, thotë Ekrem Avdiu, sipas të cilit mesazhi ka simbolikën e vet,
ngase në këtë bashkë-udhëtim do të jenë tre persona nga Kosova Lindore, nga
Presheva, Medvegja e Bujanoci, që janë dëshmi se një pjesë e trungut tonë
gjendet akoma nën okupimin e Serbisë.

‘’Para se të nisemi i kemi dhënë besën
njëri-tjetrit se Flamuri që e bartim patjetër do të mbërrijë në Vlorë dhe atë
asgjë s`do të mundet me ndal, as vdekja e ndonjërit nga ne’’, ka thënë Ekrem
Avdiu , duke shtuar se në këtë bashkë-udhëtim asnjëri prej tyre nuk
përfaqësojnë ndonjë subjekt politik e shoqatë, por janë qytetarë të lirë.

Dilaver Musliu, gjatë rrugëtimit do t’i mbushë 66-vjet dhe ndonëse edhe në këtë
moshë ,ai thotë se ka vullnet, është i fortë dhe se veç vdekja a paraliza do të
mundet ta ndalin në misionin e tij.

‘’Telashet e tjera për mua janë minore’’, thotë Dilaveri, që ka disa ditë që ka
nisur të ushtroj e të përgatitet e beson se rrugëtimi do t’i kalit edhe më
shumë.

‘’Flamuri do të niset me 10 nëntor dhe me 28 nëntor do të mbërrijë në Vlorë,
qoftë edhe vetëm njëri nga ne të mbetet gjallë ’’, thotë Dilaver Musliu. 

Sipas Ekrem Avdiut, dikush edhe mund t’u bashkëngjitet gjatë udhëtimit të tyre,
por ata do të jenë vetëm bashkudhëtarë, ngase siç thotë ai, pa hiq ndonjë
donacioni të vogël, ata do të nisen me paratë e tyre edhe pse mjetet u janë shumë
të nevojshme dhe kanë falënderuar të gjithë ata që u kanë ndihmuar me rekuizita
apo në forma të tjera. 

Edhe pse nuk e dinë se kujt do t’ia dorëzojnë flamurin që do të bartin,
kryetarit të Vlorës, kryetarit të Shqipërisë apo edhe kryeministrit, këta
bashkë-udhëtar
e dinë se q`farë do t’i thonë atij që do të pranojë flamurin, duke uruar për
100-vjetorin e shtetit shqiptar, do ta sensibilizojnë opinionin se një pjesë e
Kosovës Lindore ka mbetur jashtë trungut shqiptar dhe se edhe kjo pjesë e do
lirinë dhe bashkimin.

One Response

  1. orientalisti thotë:

    mir zotni pom vjen keq qe ne shqiptaret i kem perzi kabllat qa po e perzien vella fene me kombin te te pyes diqka kur ka egzistu haxhilleku a ka ekzistu vlora jote e dashur zotni?
    Vlora jote heroike qe po e quan edhe haxhillek per shqiptaret zotni perveq shirkut (besim edhe ne diqka tjeter pervec Zotit) dije se zoti kete mekat nuk e fale pervec kesaj Vlora jote e qe e quan dhe mundohesh me e ndrit edhe me teper haxhillek per shqiptaret po i perngjet mitit te millosheviqit qe u mundua ta beje ne kosove duke thene se kosova eshte toke e bekuar e nene e serbise. prandaj zotni duhet te shikohen mire deshmite e vjetra dhe te thuhet e verteta se vlora jote kaq shum e dashur te cilen natyrisht vetem me shkrime po mundoheni me u po patriota me bateri kaqene dhe eshte shkaktari numer nji per coptimin e tokave shqiptare. Kosova mbetet nen serbi pikerisht pas kesaj date, nishi, toplica, tetova, shkupi, kumanova e shum qendra te tjera shum te rendesishme per ne si komb.
    prandaj mendoj se e kan me te drejte disa historian qe po thone se duhet te rishikohet historia e popullit tone duke i line anash me keto mite qe i kemi kriju e qe po mundohemi me i mbajte gjalle edhe sot e kesaj dite.kurse per pytjen qe ju bera ne pamundesi tju kontaktoj juve shkrimtar i nderum i kesaj teme kisha patur deshire te marr pergjigjen tuaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch