Home » Opinione » “Hem me shehër, hem me Barilevë!”

“Hem me shehër, hem me Barilevë!”

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni


Formimi i Gjykatës Speciale, ose siç e quanim më parë Tribunalit për Kosovën, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të 23 prillit 2014, mori bekimin e deputetëve.

Por, këtu bien në sy një sjellje dualiste e Kryeministrit Thaçi, meqë ai tërë kohën bënte apel dhe lobonte fuqishëm për miratimin e këtij vendimi të dhimbshëm, sidomos për bashkëpartiakët e tij, kurse, për befasinë e të gjithëve, ai këtë filloi ta quaj si “imponim të padrejtë”, “të pandershëm”, etj. nga ndërkombëtarët.
Kjo sjellje dyfytyrëshe e z. Thaçi nuk mund të sqarohet ndryshe, pos si nevojë e tij pragmatike për të qëndruar në dy karriga: në atë të miratimit të pakusht të çdo propozimi të ndërkombëtarëve, madje edhe ato që i rrezikojnë me denime e arrestime bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, meqë ai ndaj ndërkombëtarëve është i pafuqishëm dhe argumentat për t’u imponuar atyre ndonjë qëndrim të favorshëm për bashkëpartiakët dhe miqtë e tij më të ngushtë, i janë shterur dhe komprometuar skajshmërisht me performansën e korruptuar të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij me dosie të trashë të keqqeverisjes, korrupsionit, krimit të organizuar, etj.
Prandaj, z. Thaçi i nevoitet që para opinionit dhe votuesve kosovarë ta paraqesë veten dhe bashkëpartiakët e tij si “viktima”.
Kjo i nevoitet për t’i bindur, pra për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, votuesit kosovarë se ja, ai dhe partia e tij janë “e keqja më e vogël”! Prandaj, ata “e meritojnë” të votohen dhe çdo votë që hidhet për partitë dhe opsionet e tjera të skenës politike kosovare, do të ishte “e keqe më e madhe”!
Pra, paraqitja dualiste dhe kundërthënëse e Hashim Thaçit sipas parimit “mirë me të gjithë”, ka për qëllim qëndrimin e mëtejshëm të tij në krye të qeverisjes së Kosovës, duke u përpjekur që t’i minimizoj pasojat dhe ndëshkimet për gjithçka e keqe që i ka ndodhur Kosovës me “meritat” e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si nga Gjykata Speciale, ashtu edhe nga votuesit kosovarë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së shpejti.
Prandaj, sjellja e tij i ngjanë politikës “hem-hem”, dmth.paraqet përmbysje të thënies popullore:”As me shehër, as me Barilevë” në: “Hem me shehër e hem me Barilevë”!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch