Home » Lajme, Opinione » Heshtja e krimit që kishte kryer xhandarmria serbe me vrajsen e Dashnim Hajrullahut në Miratoc të Preshevës

Heshtja e krimit që kishte kryer xhandarmria serbe me vrajsen e Dashnim Hajrullahut në Miratoc të Preshevës

protesta-per-dashniminHeshtja e krimit që kishte kryer xhandarmëria serbe me vrasjen e Dashnim Hajrullahut më 07 janar të vitit 2005 në fshatin Miratoc të Komunës së Preshevës, edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e tillë.

Pas dymbëdhjetë vitesh, askush nga shteti serb nuk e zbardh këtë krim makabër që kishte kryer xhandarmëria serbe, askush nuk jep përgjegjësi apo arsyet e vrasjes së këtij djali të ri shqiptar që ishte vetëm shtatëmbëdhjet vjeçar. Dashnim Hajrullahun deri sa ishte në fshatin Miratoc në pjesën e poshtme të këtij fshati apo siç njihet te “bagremat”e gjuan me armë zjarri xhandarmëria serbe ku e len të vdekur, e ku në vendin e vrasjes kishte mbetur gjaku dhe kishte banor që e kishin parë gjatë vrasjes, dhe xhandarmëria serbe ashtu të vdekur e tërheqin zvarrë kufomën e Dashnimit deri pak metra më poshtë afër kufirit për të thënë se ishte gjetur në zonë kufitare, gjë që kishte një prapavijë politike dhe për të fshehur gjurmën e krimit që e kishin kryer forcat serbe ndaj një shqiptari. Këtë krim shteti serb jo vetëm që vet po e fsheh deri më sot, por bashkarisht edhe me klasën politike në Preshevë, dhe pjesërisht edhe të afërmit e familjes së tij, pasi që Dashnimi tani më s’ka as nënë as baba se i kan vdekur i ka dy motra që rriten po ashtu si jetime në kushte shumë të rënda ekonomike. Më befason se si klasa politike në Preshevë nuk reagon ndaj këtj rasti që të zbardhet ky rast dhe fajtorët të vihen para drejtisisë, por ata jo vetëm që nuk kërkojnë zbardhjen e rastit por edhe e zbatojnë politikën e shtetit serb duke e heshtur po ashtu siç heshtë vet shteti serb ndaj këtij krimi që ka kryer.

Kjo klasë politike së paku si nuk gjen kohë e arsye që në përvjetorin e vrasjes që ta kujtojnë në mënyrë institucionale duke i vënë lule dhe një minut përkujtimi për të dhe të bëj apel për zbardhjen e këtij rasti pasi që shteti serb e vrau dhe aq larg ka shkuar shteti serb nuk lejon as përkujtimin për të, sa që as një institucion shkollor nuk lejon që të kujtojnë në përvjetorin e vrasjes sa që as një mësues i tij nuk i shkruan as dy vija për këtë djalë dhe më shumë pasi që nuk ka familjar të afërt pos xhaxhallarëve që nuk kanë mundësi që të organizojnë pasi që i bënë presion shteti serb dhe ashtu pa përkraje kjo enigmë e këtij krimi po vazhdon.

Duhet rikujtuar kësaj klase politike në Preshevë se ishte po Dashnim Hajrullahu që kishte shkruar me qindra sllogane-parrulla nëpër muret e Rahovicës, Zhunicës, Shoshajës, Bukurocës dhe Preshevës në demantim të politikës serbe, dhe jo për më shumë i’a kan edhe borxh përkujtimin për të, dhe mos të heshtin por të kërkojnë drejtsi.

Dashnim Hajrullahu i cili ishte nga fshati Rahovicë të Komunës së Preshevës ishte një djalë që fëmijërinë e kishte shumë të rënd nga varfëria, pasi që shteti serbe këtë pjesë të popullatës që sot e kësaj dite duke e diskriminuar dhe shtypur në forma më të vrazhda të mundshme të zhdukjes së kësaj popullate edhe në aspektin ekonomike po zbaton politika anishqiptare që të shpërngulet kjo popullatë. Djalëria e Dashnimit ishte me plotë ambicie për të ardhmen por atë që më së shumti e kishte kuptuar ai pasi që shoqërohej me njerëz që e udhëzonin për barrën e robërisë që po përjetonim në Preshevë ne shqiptarët, ishte më parësore se çdo gjë tjetër. Ishte pjesmarrës aktiv si anëtar i “Lëvizjes së Lirisë” në disa veprime si shkruarje të parrullave, që demantonte politikën serbe atishqiptare.

Më: 07.01.2017

valon-jashari

Nga: Valon Jashari  Ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë” dhe i burgosur në grupen e quajtur të Dobrosinit, që tani gjindet akoma në këtë proces gjygjësor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch