Home » Lajme, Opinione » Heshtje e jonë letargjike.

Heshtje e jonë letargjike.

“Dija e injoranca janë në kacafytje kudo për                     sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare” Faik Konica

 

 Pse Faik Konica ishte i tillë si e njohim ne në letrat tona? Sepse i përkiste gjakut të fisëm shqiptar. Bartëte krenari tipike të themeltë,sepse e vishte kostumin e qenjës së tij të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ,si rrallëkush i kohës së tij. ( Dr. Ledri Kurti)  Pse Konica apo pse nuk e ndjekim rrugën e Konicës që të  mos heshtim, të  mosshtrohemi e të bashkohemi ? Ai na thoshte se rruga që shpie në nderë,në arritje e shpëtim nuk është e shtruar me lule por me therra,dhe se një ditë do të dalim të rritur në sytë e botës. A jemi rritur sa duhet ? A e kuptuam se për të arrijtur në kulm arrihet i grisur ,i përgjakur ,i djersitur e i lodhur? Trëndafillat, dafinat ,uji e ftofët dhe shtrirja e ëmbël  gjinden në kulm  ,dhe atje shumë herë as që i gëzon dot,  por se bie i vdekur nga të lodhurit  dhe me vëtëdijen e plotë se i hape një udhë të re popullit.

 

 Për të zhvilluar temën e titulluar mu desht pa tjetër të thirrem në Faik Konicën ,kur kërkonte : Ndryshim në themel!  A është edhe sot e nevojëshme ,e domosdoshme e menjëherëshme për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare, e cila  nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e para njëqind vjetëve? A mos është mendja edhe e intelektualit të sotëm një rreth i mbyllur, me një mendim dogmatik të thatë dhe  të pa jetë? A mos po e kemi mendjen e frikëshme  të zhytyr në mediokritet?

 

 Si mundemi të flejmë aq pa brenga ( intelektualët) ,dhe të mos i kundërvihemi një të keqës nga e kaluara e cila po na gërryen edhe sot? Pse heshtim  dhe nuk i zbardhim planet e të kaluarës për zhbërjen tonë nga ata që edhe sot vetëm se po i rifreskojnë planet e tyre ,me të dhëna më të  dhe metoda më të sofistikuara?

 

 Edhe sikur të shkruanim për çdo ditë nga një libër dhe të mundohemi ta bindim botën se atë që e kanë thënë serbet për ne  ,nuk është e vërtetë,nuk ia dalim dot. Ata aq shumë  kanë punuar por edhe sot punojnë në atë drejtim ,dhe duke e krahasur me” punën” tonë apo më mirë të them heshtjen tonë e kemi të pamundur çdo llojë përgënjeshtërimi. E bota i beson librit.

 

 Planët e serbëve për shfarosjen tonë ,bartjen tonë nga tokat tona janë shumë të herëshme. Por ata nuk i bënin vetëm. E kishin mikun ,i kishin miqtë të cilëve iu ndihmonin.  E ne ende nuk po dijmë ta zgjedhim mikun. Përplasemi sipas nevojave ditore ,individuale ,klanore  dhe kurrsesi të ndalemi dhe të rrokemi me të vërtetin. Po ,po me mikun e vërtetë.

 

 Na ende pyetemi se a me Stambollin apo Brukselin?

 

“ Arnautët ishin gjithëmonë përfaqësiesit e denjë  të çrregullimeve dhe të mos përgjegjësisë ndaj shtetit, Të tillë i njhnin edhe të krishterët( Europa,f.xh.) e edhe Turqit. Gjatë historisë dhe në gojëdhëna ,në të kaluarën dhe të tashmen për banorët e Makedonisë , Sërbisë së vjetër dhe në Sanxhak,Shqiptari ishte sinonim i dhunuesit dhe  i dhunës dhe i rrëmbimit. Ata ishin të tillë edhe në kohë të luftës e edhe në kohë të paqës.”( Jovan N. Tomić  O Arnautima  u staroj Srbiji i Sandžaku,1913). Pra botës i spjegohej për një popull të të pa denjë për Europë.

“ Islamizimi i shqiptarëve nuk ka filluar me ardhjen e tyre në tokat serbe.Islamizimi i shqiptarëve fillon me të madhe pas vdekje së Skënderbeut. Një pjesë e madhe e tyre ikën në Italinë e Jugut ,dhe të tjerët duke marrur përfitime nga turqit filluan ti popullojnë tokat serbe”( po aty).

Si u albanizuan dhe u muhamedanizuan serbet ortodoks në vitet 1737? A nuk ju duke kjo një pyetje që i kalon të gjitha normat e një shkrimi historik apo dokument diplomatik, e shkruar po në atë libër  ?  Dhe këto pyetje bota i ka pranuar ,e ne kemi heshtur dhe heshtim edhe sot. “U mundova thot Jovan N. Tomiqi në librin tim  që me fakte dhe argumente të  tregoj se si erdhi deri te  albanizimi dhe muhamedanizimi  i serbeve , këndej kufirit me  Shqipërinë.”  “Në Sanxhak nuk ka pasur kurr Shqiptarë ,as me ardhjen e turkut ,as në shekullin XVI ,as në ate të XVII. Në shekujt e përmendur banorët e atyhit ,përveq një numri të vogël turqish ishin kryesisht Serbët,serbët e fesë muhamedane dhe më shumë  të asaj ortodokse. Por gjuha e tyre si e muslimanëve si e ortodoksëve ishte serbishtja.  Kufiri etnografik me Shqipërinë ishte largë nga Sanxhaku.Ai (kufiri) as në shek.XVI  nuk mbërrinte deri të Drini i Bardhë. Dukagjini nuk ishte në përbërje të Shqipërisë. Tek në shekullin XVII ,kufiri lëvizi këndej por pa e kaluar Drinin. Në Lumë dhe në nahijën e Gjakovës ,banorët ishin serbë dhe flitshin serbisht.( ?) … Ardhja e Arnautëve në Sanxhak (rreth vitit 1700) nuk ndikoj në numrin e shqiptarëve në Shqipëri sepse teprica e popullit të saj i gjeti kushtet më të mira për jetënë  Sanxhak. Pse erdhën ata aty? Sepse popullata serbe e vendit  ishte në luftë me turqit” ( po aty).
Pra në kohën e konferencave të Londres ,Parisit ,Versajit ,aty ku duhej të diskutohej ndarja e jonë në copëza, atëherë  duhej një arsyetim  për marrjen e tokave tona ; sepse ato” ishin të tyre”. E ne, i kishim esatpashat ,haxhiqamilat që me ndihmën e Turqisë e kërkonin kthimin e dumbabës.

Serbët e albanizuar  sa ishin në numër?  Sipas Samarxhiqit ( 1989) ,në  fund të shekullit XIX –të në Kosovë ishin rreth 30-40 përqind të “Arbanasve “ me origjinë slave ; kurse Mladenoviqi (1989) e rritë numrin në dy të tretat e banorëve shqiptarë të Kosovës që ishin me origjinë serbe, kurse studjuesi  Veselin Gjuretiq (1992) ,e përmbyllë numrin e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80%.

 Edhe udhëpërshkruesi Gopçeviq e kishte zhvilluar tezën e Shqiptarëve si Serbë të albanizuar si dhe praninë e “Kripto-serbëve” apo “serbëve të mëshefur”(Përvetësim i pa skrupullt i një kombi të tërë). Ai thot se kombësia arbanase nuk egziston , sepse “ Arbanasit” në të vërtetë janë “Shkipetarët” ,sepse Arbanas mundet me qenë edhe serbi edhe turku edhe greku.

Por ,të gjitha këto që u thanë më lartë shkruheshin si në kohën kur neve turku nuk na lejonte shkollën por edhe më vonë kur ne mësuam shkollë për nuk dinim të shkruanim ,se kishim probleme tjera . Ne nuk reagonim në kohë të duhur.

 

Marrëveshtjet ,për bartjen e popullësisë muslimane (shqiptare) nga tokat “serbe” u muarrën qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe ,paralagje e  Stambollit ,me çrast qeveritë Ruse ,Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje  për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që muslimanët( pra shqiptarët) duhen të shpërngulën “orë e më parë”.Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh..

Muslimanët e Serbisë mund të rrinin në vatrat e tyre ,me këto kushte:

– që t`i kthehen besimit stërgjyshor ,dhe nëse jo të mbesin

-serb të besimit musliman, dhe nëse jo

– duhen të shpërngulën nga Serbia.  Dhe drashkoviqët e millosheviqët rrehnin gjoks karshi Europës ,se për të qenë Serbia e tillë i kishte sakrifikuar 400.000 “serb”.(1998)

 

  Kur ne, do të bartim krenari tipike të themeltë? Kur do e veshim  kostumin e qenjës sonë të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ?Apo po rrehi ujë në havan ?

 

Fahri Xharra

13.04.12

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch