Home » Lajme » Hicfeld: Shqiptarët, zemra e Zvicrës

Hicfeld: Shqiptarët, zemra e Zvicrës

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Otmar Hicfeld, është i lumtur me përkushtimin që po tregojnë futbollistët shqiptarë në përfaqësuese.Në një intervistë për mediat kosovare, ai ka lavdëruar lojtarët, sidomos ata të rinj në moshë, por sipas tij, të pjekur si futbollistë. Hicfeld ka lavdëruar vendimin e yllit 19-vjeçar Xherdan Shaqiri, për të qëndruar edhe për pak kohë te Bazeli, pasi sipas tij, largimi në këtë çast në ndonjë skuadër të fortë do të shoqërohej edhe rrezikun për dështim.

Cili është opinioni juaj për futbollistët shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen e Zvicrës?

Ata janë lojtarë shumë të mirë. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse unë i kam ftuar në përfaqësuese dhe vazhdoj t’i ftoj. Kam besim të madh tek ata, pasi secili po i kryen detyrat me sukses dhe janë shumë kërkues.

Ata janë kryesisht të rinj, por kanë besimin tuaj…

Nuk më intereson aq shumë mosha ose prejardhja e tyre. Ndoshta janë të rinj me moshë, por janë të pjekur si futbollistë, pasi kanë kualitet. Kjo ka shumë rëndësi për mua dhe për ekipin.

Cilat janë mundësitë që këta lojtarë të rinj shqiptarë të luajnë në ekipe të mëdha europiane?

Disa prej tyre tashmë kanë arritur sukses, si për shembull Valon Behrami ka luajtur në ligat më të mira të Europës dhe të tjerët janë në rrugë të mirë për t’u bërë lojtarë shumë interesantë dhe të kërkuar nga disa prej klubeve më të mira të Europës. Kjo është pozitive për ta.

Po Xherdan Shaqiri, a mund të bëhet lojtar i klasit botëror?

Shaqiri ka bërë një punë të mirë kur ka zgjedhur të qëndrojë te Bazeli dhe të mos transferohet në ndonjë ligë të madhe. Në Zvicër, ai mund të luajë rregullisht dhe kjo i jep mundësi që të përmirësohet, pasi te Bazeli po luan në Ligën e Kampionëve kundër ekipeve më të forta europiane si Mançester Junajtid e të tjera. Nëse do të ndryshonte ekip, Xherdani do t’i nënshtrohej rrezikut për të qenë zëvendësues ku do të mund të humbiste vetëbesimin. Vendimi i tij për të qëndruar në Zvicër mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm për aspiratat e këtij djaloshi drejt majës së Europës. Mos harroni, ai nuk është më shumë se 19-vjeçar dhe e pret një e ardhme e ndritshme, nëse vazhdon të punojë me këtë ritëm dhe përkushtim.

Po Albert Bunjaku, është në planet tuaja?

Sigurisht. Ai sapo është kthyer nga një dëmtim i rëndë, por ta keni parasysh se ai asnjëherë nuk ka qenë jashtë planeve të mia. Sapo të fillojë të luajë me një ritëm të rregullt në Bundesligën gjermane, do të bëhet edhe më i nevojshëm e më interesant për ekipin tonë.

Ka shumë të rinj shqiptarë që janë pjesë e Ekipit U-21 të Zvicrës, por që shpresojnë për një ftesë tuajën…

Sa të tjerë doni? Zvicra është shtet shumë i vogël dhe kundër Bullgarisë ne kishim 11 lojtarë në skuadër, të cilët deri para pak javësh mund të luanin për ekipin U21. Unë jam shumë i lumtur me futbollistët shqiptarë, kanë karakter të fortë dhe janë të gatshëm t’ia kthejnë Zvicrës dhe Federatës së Futbollit të Zvicrës gjithë investimin për edukimin e tyre. Nga Federata kanë qenë në gjendje të përfitojnë shumë shqiptarë dhe të tjerë gjatë viteve të kaluara këtu, qëkur familjet e tyre janë shpërngulur në Zvicër.

Në kualifikimet për Botërorin “Brazil 2014″, Zvicra do të jetë në një grup me Shqipërinë. Cili është vlerësimi juaj për Shqipërinë dhe ekipet e tjera të grupit?

Më habit fakti që njerëzit në Zvicër vazhdojnë të flasin për një grup të lehtë për kombëtaren e tyre. Unë e pranoj se mund të kishte qenë edhe më vështirë për ne, por duhet të kemi parasysh se nuk ka ndeshje të lehtë përpara nesh. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për kualitetet dhe fuqitë e kombëtareve si Shqipëria. Një skuadër si Shqipëria është gjithnjë e vështirë për t’u mundur dhe këtë nuk e them vetëm unë. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet e tjera si Norvegjia dhe Islanda. Por ne duam të kualifikohemi në Kampionatin Botëror 2014 dhe dëshirojmë t’i mposhtim ato.

Is it fighting fire with fire, or an effective avenue for disciplining http://www.topspying.com our children

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch