Home » Histori, Lajme » Historia e jonë po qelbet nga antishqiptarët

Historia e jonë po qelbet nga antishqiptarët

Të dhemb zemra nga hipokrizia e politikes mediatike shqiptare. Ne vend se te rritet numri i shikimeve , klikimeve , leximeve  me te vërtetën shqiptare; tek ne ndodhë e kundërta .  As në shtypin serb të sotëm nuk ka më shumë antishqiptarizma se sa në të mjerat mediet shqiptare në të dy anët e kufirit , në të dy shtetet shqiptare ( Çudi e madhe , pse ekzistojnë ? )
Shqiptaret ne Iliri etj - 1Në këtë kohë të acarimit botëror kundër terrorizmit , ne pa fije përgjegjësia  kombëtare i publikojmë thënjet dhe pamjet e dy  tipave më markant kundërkombit : Fuad Ramiqit dhe Olsi jazexhi  . Marre!

Jemi në kohën kur që të shkruash historinë e vërtetë shqiptare . lere qe nuk ke përkrahje financiare ,por je edhe i shajtur e i demonizuar .
Në dorë e kisha punën që kërkon përgjegjësi , profesionalizëm dhe përkushtim të vërtetë dhe qëllimi ishte ta njoftoj opinion vendor dhe të huaj se ajo loja e popullarizuar e cricketit i ka rrënjët tek ne
(ende luhet në fushat tona ;në Kosovë i themi Guxhas ) më duhet të ndërpres studimin që të merrem me dy të pavlerë që nuk lenë gurë pa lëvizur , vetëm e vetëm që të mohojnë çdo gjë shqiptare.

i pari në listën time të gjykimit është Fuad Ramiqi , të cilin në moment më kyçe për kombin e lejojmë që të shfryhet antishqiptarisht :  “Ndërsa ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut, Fuad Ramiqi i cili edhe akuzohet se nxit dhe predikon islamin radikal dhe rezulton i ndaluar me akuza te tilla, pavarësisht kësaj historie te argumentuar te historisë se shqiptareve deklaroi se: “Më së pari jam mysliman, pastaj shqiptar” duke shtuar kur është pyetur për heroin legjendar te te gjithë shqiptareve, Skënderbeun, është përgjigjur: “Nëse Skënderbeu është kalores i krishterimit, nuk është heroi im”. Ne fakt, është e vështire te kuptohet se si individë te tille duan tu përgjigjen politikisht zhvillimeve aktuale fetare dhe kur i referohen te shkuarës historike te te gjithë shqiptareve, deshirojnë te bejne vetëm referenca fetare! Nese  thjesht naivitet apo mercenarizëm zotëri Ramiqi, nga Tirana nuk dimë te pergjigjemi, por sigurisht ne Kosove me gjere e kuptojnë me se miri….(http://perqasje.com/2015/11/ramiqi-me-se-pari-jam-mysliman-pastaj-shqiptar/)
I dyti dhe më i shkolluar Dr.Olsi Jazexhi : Në emisionin Top Show, ai del kundër vendimeve të botës demokratike, përkatësisht vendimeve të liderëve si Bill Clinton, Tony Blair, etj., për të ndërhyrë në Kosovë. Jazexhi thotë se hyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale.
A mund ta besoni? Një shqiptar thotë se ndërhyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale. Megjithëse lufta e fundit në Kosovë është e freskët në kujtesën e çdo shqiptari, mund të mos e besoni por ka edhe shqiptar që thotë se ndërhyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale. Derisa e gjithë bota demokratike, perëndimore ishte pajtuar që të ndërhyjë në Kosovë me anë të NATO’s për ta ndalur regjimin e Milloshevicit, mund të konsiderohet me fat që liderët botërorë të asaj kohe, nuk janë konsultuar apo nuk kanë hasur në këshillat e shqiptarit Olsi Jazexhi. “Sipas ligjit ndërkombëtar ajo që u bë ishte ilegale”, thotë teksa komenton luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO’s. /Express/

A mund ta besoni? që ka  ende shqiptar  si ata të kohës së Faik Konicës .

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qitë me krye n’hi?

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Fahri Xharra 21.11.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress