Home » Opinione » HISTORIA E POLITIKBËRJES PRESHEVARE

HISTORIA E POLITIKBËRJES PRESHEVARE

 

N’Luginë t’Preshevës,ka ardhur

Me SHPD, “shoqatë e pavarur”!

Pluralizmi politik, shumë parti

Fillimisht e quanim,”demokraci”!

Kjo ndodhi në 90-tën, në korrik

Por, më 19 gusht, të të njejtit vit

Partia për Veprim Demokratik   Lind e para parti politike,pa frik’!

Pastaj, pas kësaj pasoi s’shpejti

SHPD,nga shoqatë na u bë parti

PDSH, iu hoq frika dhe trishtimi

Meq’u pa se, s’do vij ndëshkimi!

Kjo punë,pa pasoja qenka,thanë

Prandaj,njëzëri vendosën, t’tanë

Shoqata e Pavarur Demokratike

Të shndërrohet në parti politike!

Si t’ia bëjmë, me “patriotizmin”

Në emërtim, me “shqiptarizmin”

Theksuan përkatësin’kombëtare

Si Parti Demokratike Shqiptare!

Kurrësesi”s’e pranojmëSerbinë” Në program e kemi shqiptarinë

Prandaj,zgjedhjet parlamentare

I bojkotojmë, jemi PD Shqiptare!

Më 4.12. 1990, në TV Beograd

Në televizion, për herë të parë

PVD-ja shpalosë programin

Para publikut në tërë Serbinë!

Zgjedhjet e para parlamentare

Ishin më 20 dhjetor, për deputet

Shihej puna qartë, dhe ashiqare

PVD-ja si parti, do të garoj vet!

Këto zgjedhje than’:i bojkotojmë

PDSH-ja, votuesit s’i pengojmë

Gjithësecili të vendosë vet

Se a don të votoj për deputet!

Pa probleme ato përfunduan

I tërë populli deputetin votuan

Përfaqësuesin e vet e zgjodhën

N’Parlament,një mandat morën!

N’91-shin, regjistrimi i popullsis’

Nga Kosova, është  bojkotuar

Por, edhe Lugina iu bashkangjit

Arsyetim:Kushtet s’jan’plotsuar!

N’92-shin u mbajt’ Referendumi

Për Autonomi Politike, në Serbi

Me t’drejt’bashkimi me Kosovën

Tok, PVD e PDSH e organizuan!

N’at vit, zgjedhjet lokale pasuan

Për herë të parë, u organizuan

Në pluralizëm, PDSH i bojkotoi

Por, në të dytat, ajo participoi!

Prej atëherë, zgjedhjet lokale

Nga partitë, s’u bojkotuan fare

Përveç zgjedhjeve parlamentare

PDSH, i bojkotoi, herë pas here!

N’fushat’parazgjedhore,shpesh

Bënin rrëmujë edhe përshesh

Me fjal’ t’zjarrta dhe “patriotike” Për interesa të vogla, idiotike!

Në 95-të nga PVD,doli frakcioni Ca këshilltarë të sajë në kuvend

Thanë: në PVD nuk kemi vend

Ju lutemi: mos na kundërshtoni!

99-ta, me luftë dhe bombardim

Të NATO-s në Kosovë e Serbi

Millosheviqi s’gjente shpëtim

Në Beograd,kokën ku me e shti!

Mjerisht, Lugina në Serbi mbeti

I dëshpruar,skajshmërisht mileti

Me UÇPMB-në,luftën vazhduan

Ata Marrëveshjen,enënshkruan!

Pra, Serbia, Kosovën e lëshoi

“Baba Rusi”, s’mund e shpëtoi

Në Kosovë, më n’fund erdhi liria

Më 17 shkurt 2008, Pavarësia!

Në 2002-tën,e fituam Bujanocin

Për herë të parë morën kyetarin

Shqiptar, serbët flak’u acarruan

Kryetarin serb e zëvendësuan!

Gjendja e shqiptarve në Serbi

Për çdo ditë bëhej edhe më zi

Në 2006-tën,në frymë historike

Miratuan Platformën politike!

2013-ta, me plotë skandale filloi

Më 20 janar xhandarmeria heret

Lapidarin e UÇPMB-së na’ mori

Komandantët, fjetur na’ka gjetë!

Pastaj miratuan, në shtatë pika

Në 2013, kjo do t’ishte politika

E shqiptarve të këtyre trojeve

Me shekuj,të tyre stërgjyshore!

Më 19 prill 2013,Thaçi n’Bruksel

Na tradhëtoi dhe na ka shkelë

Në Serbi definitivisht me mbetë

Serbët n’Kosovë, të bëjnë shtet!

Asociacion të komunave n’Serbi

Shqiptarët formuan, disa parti

Serbët e Kosovës ata i kopjuan

Por, partitë tjera, s’iu bashkuan!

Në zgjedhjet lokale të 2016-tës

Fitoi kryetarin APN e Shqiprimit

Por,nëntë këshilltar’t e PDSH-së

E lanë Ragmiun,prej dëshprimit!

Por,së shpejti,Shqiprimi dështoi

Arrogancën e tij, PVD s’e duroi

Me 9 PDSH-istat, “e dëshpruar”

Koalicioni i ri, na është formuar!

Kthesë e vërtetë u bë, historike

N’politikbërjen ton’,demokratike

Ardita Sinani u zgjodh kryetare

E komunës,si femër preshevare!

Në Kosovë,n’rend,demarkacioni

S’shpejti do vijë dhe Asociacioni

Është koha e fundit t’këndellemi

Të përbashkuar,për shtet t’jemi!

Shqiptarët,gjithandej jemi ndarë

Në pesë shtete, të shpërndarë

E synojmë bashkimin kombëtar

Fillimisht, në Unionin Europian!

Nehat Hyseni

27/04/2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch