Home » Opinione » Historia e shkruar gabimisht !

Historia e shkruar gabimisht !

Në këtë kohë të turbullirave mendore, të parapëgatitura shumë mirë ,me një skenar të përmbaruar apo si të them një plan B…ZH  nëse fitohet liria në Kosovë dhe nëse bjen komunizmi në Shqipëri., po ndodhin gjëra që të mahnisin dhe të lënë me gojëhapur. Ne të vendit as që kishim ditur t´i mendonim  e aq më pak t´i  paramnedonim.Sa me përpikëri dhe me një rrjedhëshmëri ajnshtajnjane ishin pasë kurdisur gjërat? Nuk është punë individësh por është punë institutesh , nuk është punë ad-hoc por përgatitje dhjeta vjeçare. E ne flenim ose bërtitnim : ” Kosova Republikë ” e në anën tjetër rrëxonim monumente duke u shliruar një herë e përgjithmonë nga komunizmi, por planet ishin të përgatitura:”Nëse ndodhë kështu atëherë do të veprohet ashtu ” -ky ishte pikësynimi , ky ishte parimi i veprimit. E ne vajtonim ,tmerroheshim , vuanim , iknim dhe në fund fitorja : ”U rrexua Komunizmi dhe u bë Kosova” . Urimet vinin nga katër anët e botës.

Çfarë ngjajshmërije e planeve të përgatitura në detaje për të dy shtetet e të njejtit komb.

Atje u fillua me ndërrimin e historisë se partia e kishte shkruar sipas nevojave të veta. Askush nga partia e as nga xhaxhi nuk e pësoi : Ishte një lojë me një prapaskenë të hatashme. Nuk e kuptonim lojën; ne së paku si qytetar . Qëllimi ishte tjetër , një maskë e vërtetë . Kur pas disa vjetësh  doli qëllimi i ndërrimit të historisë , në të njejtën kohë u rehabilituan ata që ” na e kishin shkruar  historinë” për nevoja të tyre. E tëra përfundoi me një libër për Enver Hoxhën ,me një autor ” piskamaxhi” i cili kishte çasje në dokumentat e shkruar dhe filmik të familjes së hoxhës së përzgjedhur qysh herët nga strukturat sajuese të planeve B deri Zh. Dhe mbaroi me kaq .

E vërteta ishte ndryshe : mohimi i historisë , lansimi i historisë pa heronj por vetëm me mite, mohimi i gjuhës dhe rritja e adrenalinës së pëndimit të perëndimorëve …. por për këte duhej pritur formimin e shtetit të Kosovës.

Edhe këtej në shtetin e dytë shqiptar , pas bombave të NATOs , pas Luftës së UÇK-ës , virusi i kultivuar me vite filloi të aktivizohet : Historia është e shkruar keq. Duhet t´a

ndërrojmë. Të krijojmë së pari një komb të ri ! Dhe u munduam t´a bëjmë : Kombin Kosovar . Duhej shpikur një gjuhë e re ; por gjuha e re artificiale nuk bëhët shpejt  .asaj i duhet së paku një shekull e mos më shumë( Gjuha Afrikanere në Afrikën e Jugut), e ”planxhive” nuk iu pritej . Atëherë : ” po i mëshojmë  grusht gjuhës së lartë shqipe, gjuhës letrare si i thoshim” dhe po kalojmë në gjuhën  kosovare. E edhe kjo sa atë gjuhë të bashkuar e kishte ”bërë” partia . Nje arsyetim ”bindës” për të pabindurit. Edhe këndej ,partia në pushtet  e ne e shanim partinë : duhej folur ,duhej sharë . Filluan të lindin gazeta , televizione , debate , shkrime, sharje , fyerje dhe dhe ”bindje ” se nuk jemi një, kemi gjuhën tonë të Kosov´s.. Mirë ! por kjo nuk ”dhezi ” . Ani e gjejmë tjetrën ”

Kombin Kosovar . Por edhe kjo nuk dhezi.
Kombi Kosovar dhe Gjuha Kosovare mbeten në nderin e ” piskamaxhive” të Kosovës..
Plani i përgatitur mirë nuk ka zbrazëtira. Nëse diçka dështon e kanë zëvendësimin.

Kur u mbyllën shkollat (!) në kohën e errët të Millosheviqit, ne shumë të etshëm për dije dhe dituri ia mësymë xhamive. Xhamitë na i hapën dyert . U qetësuan dashëmirët dhe armiqët : Më në fund u gjet një zgjidhje, ”mishi m´ú pjekë e helli mos me u djegë”

Ne po shkojmë në shkollë për inat të Millosheviqit , pardon ne po shkojmë në xhami për inat të Millosheviqit!  Po kryhen shkollimet fillore , të mesme ,fakultetet…. bile, bile edhe mjeksia , stomatologjia. Po doktorojmë , po përgatisim kuadro… Plani gjeti zbatimin e vet.

U krye lufta ,u fitua pavarësia dhe e filluam jetën e re.

Tani plani në të dy shtetet prap po vazhdon por shumë i përafërt për të dy anët: ”Duhej të mohojmë çdo gjë kombëtare , duhej kërkuar përseri shpëtimtari i shqiptarëve.” Dhe gjetëm . E gjetëm dhe që çke me te!

Ju kujtohen xhamijat kur ”mësonim ” për historinë ,gjeografinë , matematikën.. të ulur këmbëkryq ! Lezeti i shkollimit nëpër xhamija nuk po na hiqet nga koka.

Tani na është vërsulur feja . Këte e donin planifikuesit ! ” Shqipëria anëtare e Konferencës Islamike”pa pikë nevoje a as interesi kombëtar. Kosova e mbështjellur në shamija . ferexhe dhe me ligjet e sharias…… Të shofim se ç´do të vjen më vonë !

Suksese Kosovë dhe Shqipëri në ardhmerinë tonë!

 

Fahri Xharra

08.01.14 Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch