Home » Lajme » Historike: Bamir Topi pranon ftesën e Ragmi Mustafës për vizitë në Preshevë

Historike: Bamir Topi pranon ftesën e Ragmi Mustafës për vizitë në Preshevë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi është takuar sot në Shkup me Kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Gjatë bisedës disa minutëshe që kanë pasur në mes veti presidenti Topi u njoftua nga Mustafa për situatën politike dhe atë të sigurisë në Luginën e Preshevës. Mustafa ia paraqiti problemet e njëpasnjëshme që hasin shqiptarët që jetojnë në Serbi nga shteti serb. Të gjitha këto i dëgjoi me mjaftë vëmendje presidenti Topi, i cili tha se shteti shqiptarë do të bëjë çdo gjë që është e mundur që pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përmisohet dhe të drejtat e tyre të avancohen deri në atë masë sa garantohen edhe me konventat ndërkombëtare.

 

E Ragmi Mustafa i bëri ftesë publike Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi që të vizitojë Komunën e Preshevës, ftesë e cila nga Topi u prit me mjaftë kënaqësi kurse premtoi se ajo jo vetëm që do të ndodhë, por do të jetë aq shpejtë sa që do të

habiten të gjithë. Bamir Topi tha se do të jetë nderë
që të vizitojë shqiptarët në këto troje dhe do të bisedojë për së afërmi me qytetarët e Luginës së Preshevës me problemet e tyre. Njofton kabineti i Kryetarit tw Komunws sw Preshevws

Me vizitën e Bamir Topi-t në Luginën e Preshevës, atëherë për shqiptarët do të jetë edhe vizitë historike pasi do të bëhet presidenti i parë i Shqipërisë që viziton shqiptarët e Luginës.

 

Deri më tash i vetmi zyrtarë i lartë i shtetit shqiptarë që zyrtarishtë ka vizituar Luginën e Preshevës është ish Ministri i Jashtëm Ilir Meta.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch