Home » Lajme, Sport » Shqipëria në EURO 2016 festojnë edhe në Preshevë & video

Shqipëria në EURO 2016 festojnë edhe në Preshevë & video


Skuadra shqiptare pas fitores11 Tetori i vitit 2015 do të hyjë në kalendarin e datave historike të Shqipërisë, si dita kur kombëtarja kuqezi kualifikohet në EURO 2016, hera e parë për perfaqësuesen tonë në një kampionat Europian.

Italiani i natyralizuar, Gianni De Biasi, zëvendësi i tij, Tramezani së bashku me të gjithë lojtarët dhe stafin tjetër teknik, e kthyen në realitet ëndrrën shumëvjeçare të të gjithë shqiptarëve.

Në Armeni, përfaqësuesja jonë e drejtuar nga De Biasi fitoi 3-0 ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve, duke kurorëzuar me sukses 13 muaj, punë, shpresa, dëshira e duke larguar për një moment mendjen e shqiptarëve nga hallet e përditshme.

https://youtu.be/VZtaaJcDRZ0

 

https://www.youtube.com/watch?v=1tWFgsR6FRE&feature=player_embedded

Duke qenë se ishte shansi i fundit për në Francë, De Biasi provoi ta sulmonte që në fillim kundërshtarin, duke hedhur që nga minuta e parë në fushë, Roshin, Gashin dhe Cikalleshin.

Armenët patën rastin e parë, por për fatin tonë shpërdoruan një top të artë. Pas këtij momenti ishte radha e tanëve dhe menjëherë në minutën e 9 Hoynasian në përpjekje për të ndaluar Gashin e dërgoi topin në rrjetën e tij. Në minutën e 23, Xhimshiti dyfishoi rezultatin dhe mbylli pjesën e parë me avantazhin e kuqezinjve.

Edhe në fillimin e të dytës ishin tanët që rrezikuan, por Basha dhe Gashi nuk shënjestruan portën. Armenët u zgjuan pas këtij momenti, por ata nuk arritën për asnjë moment të vinin në rrezik Berishën.

Në të 76-ën ishte Armando Sadiku ai që vulosi fitoren 3-0 dhe vajtjen e Shqipërisë për herë të parë në një Europian.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress