Home » Lajme » Hivzi Islami dhe Edi Shukriu u inauguruan anëtarë të Akademisë Evropiane

Hivzi Islami dhe Edi Shukriu u inauguruan anëtarë të Akademisë Evropiane

Akademia e arteve te KosovesMë 8 mars 2014, në Asamblenë e përgjithshme të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve me seli në Salzburg të Austrisë, u bë inaugurimi solemn i dy anëtarëve të kësaj Akademie, prof. dr. Hivzi Islamit, demograf, anëtar i rregullt i ASHAK dhe kryetar aktual i saj, dhe prof. dr. Edi Shukriut, arkeologe, anëtare korrespondente. Akademikët Islami dhe Shkuriu në nëntor të vitit 2013 ishin zgjedhur anëtarë të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve. Anëtarë të Akademisë Evropiane janë akad. Rexhep Ismajli dhe anëtari i jashtëm akad. Muhamedin Kullashi. Anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akad. Gazmend Zajmi, njofton shërbimi profesional i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch