Home » Opinione » HOMAZHI PA MEDIA

HOMAZHI PA MEDIA

Të thyesh një traditë 10 vjeçare mbase nuk është e vështirë, pot ta ruash atë si duket qenka e vështirë.

Dikur dëshmorët e kombit, ishin personat më me prioritet dhe ishin ata që u kushtoke më së shumti vëmendje sidomos në ditët e përkujtimit.

Ndonëse nuk është fjala e duhur të thuhet me kalimin e kohës, por me ndërrimin e gjeneratave, mbase kjo zë vend në këtë temë, dëshmorët e Kombit po lihen në harresë, apo si thotë një fjalë popullore ata po përkujtohen “shkel e shko”

Manifestimi Tradicional, “Ditët e Komandant Lleshit” diukur mbushte stadiumin, mblidhnin mijëra qytetarë të moshave të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare, u mbushnin shtigjet për te “Gurt e Buajve” e most ë flasim për homazhet që bllokonin rrugën nga popullata që vinin për ti nderuar ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e kombit, për të gjitha këto ndonëse ishin pak 3 ditë, e sotë kjo po përmblidhet me 2 ditë, bile edhe ato po ju duken të gjata.

Ajo që këtë manifestim tradicional dyditorë e karakterizoi nga manifestimet tjera është se, manifestimi qëndrorë u mbajtë në ambient të mbyllur, vallë ata që u vranë në salla u vranë, athua ata nuk luftuan kur pat shi dhe borë, athua ata nuk luftuan kur era fishkëllonte, këto si duket i kemi harruar dhe tash mezi po presim që e gjith kjo të përfundojë dhe ti qasemi avazit me të vjetrën.

Organizatorët e këtij manifestimi aq ishin me ngutë sa që nuk pritën as mediat kur bënë homazhe dhe kur vunë kurorat me lule te Lapidari i dëshmorëve “Komandant Lleshit” dhe Besim Faikut.

Kjo sipas agjendës e cila ishte publikuar ditë më parë në media, ishte paraparë të mbahet në ora 17:00h, kur edhe arritën mediat në vendin e paraparë, por për fat të keq kjo kishte përfunduar gati një orë më pare, dhe askush nuk arriti të merrë as një pamje ashtu qiç i ka hije nderit të dëshmorëve.

As opinion i gjerë nuk arriti të jetë present sepse edhe ata ishin të njoftuar se kjo do të ndodhë në ora 17:00h.

Pse vallë kjo ndodhi, aq të padurueshëm ishin organizatorët që nuk mundën të presin edhe të paktën një orë.

A pak ju duk kur këtë manifestim e shkurtuan për një ditë të tërë e nuk pritën për një orë. Nëse kështu do të vazhdojnë, shum shpejtë përkujtimi për dëshmorët e kombit do të mbesë vetëm në kujtesën e njërëzve dhe asgjë më shumë.

 

Shkruan M Ahmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch