Home » Lajme » HORIZONTI: URIME KURBAN-BAJRAMI

HORIZONTI: URIME KURBAN-BAJRAMI

TELEGRAM URIMI  ME

RASTIN E FESTËS SË KURBAN-BAJRAMIT

 

 

 

                                             URIME KURBAN-BAJRAMI

 

Të nderuar vëllezër dhe motra!

 

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit ,  në emër të  Organizatës  Kulturore e Humanitare” Horizonti”  nga Bujanoci  , të  gjithë besimtarëve islamë ua urojmë festën e Kurban-Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm për mirqenien, lumturinë dhe shëndetin e gjithë besimtarëve.

Kurban-Bajrami është një festë e cila karakterizohet me dy  veprime tepër domethënëse. E para është gadishmeria e besimtarëve për ta kryar haxhin,  një ndër pesë bazat  kryesore të islamit, dhe e dyta, gadishmeria e tyre që në emër të Allahut të sakrifikojnë duke prerë kurbanin për t’iu ndihmuar të afërmëve dhe të varfërve.

Në Luginë të Preshevës janë shumë familje të varfëra, jetimë dhe familje të dëshmorëve,e invalid të luftës   , ndaj të cilëve duhet të tregohemi solidarë.

Shpresojmë që  vëllezërit tanë, duke e kuptuar drejt rëndësinë që ka sakrifica në emër të Allahut dhe duke patur  parasysh gjendjen në të cilën gjendën shumë familje në rajonin tonë , edhe kësaj here do ta tregojnë bujarinë dhe zemërgjerësinë e tyre.

Me këtë rast duke u treguar solidar  , këto festa mund të bëhen edhe më madhështore.

Dëshirojmë që në Luginë të Preshevës  dhe në  gjithë botën  të mbretrojë paqa, lumturia dhe mirëqenia.

Me fat Ju qoft Kurban-Bajrami!

 

NGA KRYESIA E OKH-së HORIZONTI

 

 

 

 

 

It is far better to stabilize things before jumping immediately into an favorable site intervention

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch