Home » Opinione » Hoxhë Voka ,hoxhë shqiptar !

Hoxhë Voka ,hoxhë shqiptar !

“Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjua kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes.” ( Hoxhë Najdeni )

Fahri Xharra 2014-2

 

 

Që ta kemi të qartë se cdo të thot të jesh edhe hoxhë por edhe shqiptar do t iu rikujtoj s pari se shumica e hoxhëve po harrojnë që jetojnë në Evropë dhe “misioni “ i tyre nuk mund të shkoj përtej pragut të shtëpisë, dhe nuk mundet që rininë tonë të pastër si loti t’i mbështjellë në shallvare e t’i mbulojë me të zeza, sepse këtu nuk është Azi e as Afrikë, që të ruhemi nga dielli përcëllues e të mbulohemi të tërë dhe s dyti

Një kujtim i këtij atëdhetari ka mbetur në mendje kur erdhën xhonturqit në Tetovë.

Një nga xhonturqit kur tha: “ai që nuk flet turqisht-nuk është mysliman dhe e ka vendin në xhehnem!” Hoxhë Voka filloi t’i fshijë lotët. Kur xhonturit e pyetën se ç’ka hoxha,ai u përgjigj: “S’kam gjë, vetëm qaj për hazreti Muhametin se nuk dinte turqisht dhe do t’shkoje në xhehnem!”

 

Said I. Najdenii cili njihet edhe si Hoxhë Voka apo Hoxhë Vogli, rilindës, patriot, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i lindur në Dibër të Madhe në vitin 1864. ai gjithnjë thoshte :”Ne jemi një popull autokton 100% shqiptar.”

 

“Gjatë shkollimit të tij në Stamboll në medresenë e Hajdar Pashës, Saidi u njoh dhe lidhi një shoqëri shumë të afërt me hafëz Ibrahim Mitrovicën të cilin e pati shokë të medresesë, i cili po ashtu më vonë u dallua me aktivitetin dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare. Në Stamboll asokohe zhvillohej një veprimtari mjaftë e gjerë propagandistike për çështjen kombëtare, ku krerët e Rilindjes dhe të Lëvizjes kombëtare shtëpitë e veta i kishin kthyer në klube në të cilat mbaheshin dhe dëgjoheshin ligjërata mbi historinë dhe kulturën kombëtare, ku nxiteshin dhe frymëzoheshin kuadrot të reja për veprim kombëtar.

Një vizitor i shpeshtë i këtyre shtëpive ka qenë edhe vetë Saidi “I ushqyer nga gjithë ajo që shihte, që dëgjonte, dhe që perceptonte në Stamboll sikurse që shprehet studiuesi i njohur dr. Mahmur Hysa në një shkrim të tij të veçantë kushtuar Said Najdenit, ai mundohej të njëjtën gjë ta zbatojë edhe në Dibër. Kjo vërehej qartë ngase, sa herë që vinte Saidi në Dibër gjatë pushimeve shkollore, bënte propagandë për mendimet dhe idetë e rilindëseve.”

“Nuk vuaj për para e për grada por për komb e atdhe” thoshte ai.

“Dhe në vitin 1888 me përpjekje të mëdha dhe guxim të pa shoq, i vetëdijshëm për rrezikun që mund ti kanosej, Saidi arriti që në shtëpinë e vet ta hap shkollën e parë shqipe e cila punonte në fshehtësi. Aso kohe shtypi i kohës për Dibrën shkruante: “Si në vende të tjera, edhe këtu në Dibër zuri me hy dashuria e mëmëdheut bashkë me të gjuhës! Sot në Dibër kemi shumë zotëri pleq të ndershëm që përpiqen për pavarësinë e gjuhës shqipe…i madh e i vogël thërrasin: me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkollë mirësohet kombi!”

Mirëpo duhet ditur se çdo herë e më tepër veprimtaria e kësaj shkolle vinte duke u

http://www.pack2sustain.com/pp/levitra-for-cholesterol/“domain”http://www.pack2sustain.com/pp/how-long-does-5mg-cialis-last/“shop”

vështirësuar, sepse ishte e pa mundur që mos të zbulohej nga autoritet osmane, aq më tepër pse ajo bëri një jehonë të madhe në opinion. Ndërkaq që autoritet turke dhe ata pro turke Hoxhë Vokën filluan ta akuzojnë, si njeri që dëshiron ta helmojë rininë dhe ta largojë atë nga rruga e fesë, duke e njollosur se “hoxha është prishur nga feja”, “është kaur” etj., andaj e shpallën si të pa fe, dhe shkuan aq larg sa që nuk e lejonin të falej në xhami. Hoxhë Voka i mençur, i vendosur, plot energji, elan dhe guxim, ishte zotuar se çfarë do që i del përpara nuk do të mundet ta shmangi nga rruga e interesit kombëtar, dhe për akuza të tilla nuk ia ndiente fort veshi, ndërkaq që ai kishte si udhërrëfyese për besimtarët fjalët: “Myslimanët e vërtet duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashur atdheun”, dhe “Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë”.

 

Shkolla u mbyll pas një viti. Autoritetet osmane Hoxhë Najdenit i ofruan punë në administratë, por ai zgjodhi dhe eci në rrugën tjetër, siç kishte thënë edhe vetë: “Nuk vuaj për para e për grada, por për komb e atdhe. Unë dua të fitoj liri me i mësua këtij populli gjuhën shqipe, që ta njeh veten e tij e të përpiqet për vetvete”.

“Shkolla shqipe në Dibër dhe në disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi nxitën armiqtë që shkollat t’i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të ndiqet nga pushteti. Shkollat u mbyllën por jo edhe ideja, këshillat, dhe frymëzimi i Hoxhës që ndikonte edhe në rrethanat politike. Në këtë mënyrë dhe në këto kushte dhe rrethana Hoxhë Saidi, ndiente nevojën për të kontaktuar drejtpërdrejti me krerët dhe veprimtarët e lëvizjes shqiptare të Stambollit që t’i njoftoj me gjendjen në Dibër e cila ishte mjaft kritike.”

 

“Në momentet e fundit të jetës, para se t’i pushoi edhe për pak qaste rrahja e zemrës, Hoxhë Saidi kishte lënë këtë porosi: “Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m’i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur.” Pra siç po shihet Saidi nuk e humbte shpresën se do të vijë dita kur edhe zogu edhe bilbili do të këndojnë lirisht shqip.” po juve cka t iu shkruajnë ne gurin e varrit , apo do që të varrosin në zallin e Afrikës ,pa shenjë e pa dokë?

 

Më 21 nëntor 1903, idealisti dhe punëtori i palodhur për të mirën dhe përparimin e kombit të tij, Hoxhë Said Najdeni, ndërroi jetë në moshë mjaft të re, 39 vjeçare.

 

Një fetar i mirë duhet të jetë edhe kombëtar i flakët dhe anasjelltas.

Prej veprave që na kanë mbet nga ky rilindës janë dy: “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në shtypshkronjën Mrothëria në Sofje në vitin 1900, që ka 64 faqe dhe e dyta është “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime me 16 faqe. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Nuk e mohon rolin që luan feja në ndërtimin moral-etik të njeriut, por e mban edhe mendimin se feja nuk e pengon njeriun të ketë dashuri ndaj atdheut… dhe nëse shqiptari e pranon alfabetin latin nuk bën kurrfarë mëkati, sepse mund të mbetet përsëri besimtar i devotshëm. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bënë të barabartë me të tjerët. Parulla e Hoxhë Najdenit ishte: “Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjua kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes.”

 

(Materialet q u frytezuan per kete shkrim jane “Çështja e shamisë nuk ka marrë fund, do të zgjidhet ne emrin e Zotit :Dr. Shefqet Krasniqi”: “Shefqet Krasniqi e tejkalon moralen dhe njerëzoren, Gazmend Islami”,“Rreziku nga levizja vehabite ne trojet etnike shqiptare!, Sabri Selmani”, “Said Najdeni – “Hoxhë Voka”, “DIBRA E MADHE -Fisniku Ismail Strazimiri -Mbrojtës i paepur i pavarësisë shqiptare. Dr. Laurant BICA” “Enciklopedia “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”)

 

Fahri Xharra. Gjakovë

 

17 04.15

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch