Home » Lajme » Hyka hero në Luzern, Cana dështon

Hyka hero në Luzern, Cana dështon

Jahmir Hyka është heroi i Luzernit. Të paktën për 90 minuta e djeshme mesfushori shqiptar ka qenë lojtari më i adhuruar në stadiumin e qytetit të Luzernës ku ai luan që prej verës së këtij viti. Mesfushori kuqezi ka luajtur si titullar duke treguar gjithë cilësitë e tija. Ai ishte protagonist duke fituar dy penallti, por vetëm një prej tyre u shndërrua në gol nga Jakin. Luzerni pas dhjetë javëve ka 24 pikë, gjashtë më shumë se Jong Bojsi në vendin e dytë. Pas ndeshjes gjithë stadiumi thërriste emrin e Hykës.

Ndërsa në Itali, Lorik Cana ishte titullar për herë të parë te Lacio, por ai luajti vetëm 45 minutat e para dhe u zëvendësua me Brokin në fillim të pjesës së dytë. Cana u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 18-të dhe u duk nervoz në fushë. Kjo e detyroi trajnerin Reja që ta zëvendësonte, për të mos rrezikuar që të mbetej me 10 futbollistë.

Consider adding a rule that they mobile spy login must physically hand over their phone past a certain time

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch