Home » Lajme, Opinione » HYMNI I FLAMURIT THIRRJE PËR SAKRIFICË

HYMNI I FLAMURIT THIRRJE PËR SAKRIFICË

 

Nisur nga rëndësia që ka ky symbol I fuqishëm kombëtar,  në periudhën kur  po bëhej shteti ynë, u hartuan disa tekste, poezi  me përmbajtje  solemne që u quajtën  hymne kombëtare.  Në këtë rast  do t’I marrim në shqyrtim  tekstet e tri hymneve :  “Hymni I Flamurit”  me autor  Asdrenin, “Hymni I Flamurit Kombëtar” I Gjergj Fishtës  dhe “Hymni I Flamurit”  shkruar nga Fan. Noli.

Teksti i hymnit i hartuar nga Asdreni është më I thjeshtë, më praktik, më solemnë e më përmbledhës.  Autori i bën thirrje  popullit  për  luftë e për sacrificë sublime  për ta shpëtuar atdheun, Tekstet e  Fishtes e të F.Nolit, krahas këtyre kërkesave që i kemi edhe në tekstin  e Asdrenit, kemi edhe historicizëm, duke evokuar të kaluarën e lavdishme të popullit tonë gjatë periudhave  të ndryshme të historisë  e të cilat duhej t’i shërbenin  popullit tonë si  mjet frymëzimi dhe inkurajimi për ta vazhduar atë  traditë të hershme dhe për ta rikthyer  dinjitetin e të parëve tanë.

Teksti I Fishtes përshkohet nga romantizmi patriotik me elemete të theksuara  të epikës tradicionale të veriut, me thirrje patetike për bashkim, që ngjajnë me veprimet e personazheve  të këngëve  kreshnike të veriut:

“Bini toskë e bini gegë

Si dy rr`fe që shkojnë  tue djegë

Poezia e Fishtës ka mjaftë elemente të përbashkëta   me poezinë e njohur të Pashko Vasës, me digresione dhe antiteza të  cilat përpiqet t’i vejë në shërbim të idesë së tij për  ngritjen e  moralit të popullit në luftën e tij të drejtë.

Fan Noli, që në vargjet e para të poezisë së tij, përpiqet ta paraqes  flamurin si gjënë më të shtrenjtë për shqiptarët që krahasohet  me gjërat më të shtrenjta që ka njeriu:

“O flamur gjak,  o flamur shkabë,

O vend  e vatër,  o nënë e  babe,

Lagur  me  lot,  djegur me flake”

Pra krahasimet  me vendin,  vatrën,  atdheun, nënën dhe babën,  paraqesin gjërat më të shenjta që ka njeriu  dhe për t’i mbrojtur këto, vlera , ia vlen edhe të vdiset.  Kështu kanë vepruar, sipas Nolit,  edhe brezat e përparmë të popullit tonë.në luftra të pandërprera  kundër pushtuesve  të ndryshem si Romës, Venedikut,  serb Dushanit, turk Sulltanit  e shumë pushtuesve të tjerë për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.  Noli, duke përshkruar historicizmin , tregon se nga populli ynë, nuk dolën vetëm luftëtarë e bujqër,, por edhe strateg e mendje të ndritura  që i ndihmuan qytetërimit botëror:

“Flamur që linde Shën  Konstandinin”

Pra nga ky popull  doli edhe Shën Jeronimi e shumë shenjëtorë të tjerë si tani vonë, Shën Tereza si dhe perandorë të Romës e të Bizantit, Disa  Papë, vezirë e pashallarë të shumtë, themeluan  qytetërime e  shtete si  Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, si dhe nobelistë të kohës së sotme.  Sipas Nolit, ky popull me vitalitet kaq të lartë, mëkat të lëngojë  nën robëri. Ky popull e meriton një  fat më të mire.

Në kohën  kur disa skeptikë dyshonin në mundësinë  e formimit të një shteti unik shqiptar, per shkak të tri besimeve, Fan Noli  me pak vargje  trtegon për tolerancë të lartë  që ka populli shqiptar në aspektin fetar :

“Pajton islamin e krishtërimin

Çpallë midis  feve  vllazërimin”

Me këtë jep të kuptohet  se dallimet fetare  nuk janë kurrëfarë  pengese për formimin e shtetit të përbashkët  kombëtar gjë të cilën e vërtetoi edhe koha.

Në të tri tekstet e këtyre autorëve del edhe bekimi I Perëndisë për mbrojtjen dhe bekimin  e luftës së drejtë të popullit shqiptar për ta quar popullin e tyre drejt lirisë,  pavarësisë  dhe mbarësisë së përgjithshme.

Nëse Asdreni dhe Fishta  përmendin Perëndinë  në marrjen e këtij vendimi hyjnor:

“Se Zoti  vetë  e tha me gojë

Se kombet shuhen përmbi dhe

Por Shqipëria do të rrojë

Për te, për te, luftojmë ne”         (Asdreni)

Gjergj Fishta  shkruan:

“Mbi njat flamur Perëndia

Me dorë t’vet  Ai e ka shkrue

Për shqiptar do të jetë Shqypnia

Kush e prekë ai kjoftë mallkue”             (Fishta)

Fan Noli, ndonse nuk e përmendë Perëndinë, ai flamurit tonë  përpiqet t’ia japë epitetin hyjnor si të Perëndisë, që I jep  bekimin  Shqipërisë në formë urdhëri duke i përdor  foljet në mënyrën urdhërore :

“ O  fushë kuq, o  shkabë zi

Përpjetë  prije  Shqipërinë

Përlindja  shpirtin dhe fuqinë”

Që të tre autorët, përmes këtyre vargjeve, përpiqen t’i japin kurajo  popullit se në luftën e tyre të drejtë e keni edhe bekimin e Perëndisë, prandaj të mos ngurroni për të luftuar  se fitoren e kemi të  sigurtë e të garantuar nga Perëndia, por duhet edhe përpjekja e jonë si popull, pra kërkohet sakrifica.

Për sakrificën sublime që kërkon  atdheu prej popullit të tij, shkruan Asdreni dhe Fishta.  Pa sakrificën e popullit nuk mund të arrihet ajo që është më e shtrenjëta- liria. Liria nuk falet por fitohet  duke e dhënë gjënë më të shtenjtë që e ka njeriu, pra me gjakun e tij. Kur atdheu është në rrezik, indiferenca  dhe largimi prej detyrës kombëtare-luftës,  konsiderohet tradhëti, si :

“Prej luftës veç ai largohet

që është lindur  tradhëtor

Kush është burrë nuk frigohet

Po vdes, po vdes si një dëshmor”       (Asdreni)

Vetëm në këtë mënyre I dilet borgjit  atdheut.  Kurse  Gjergj Fishta  thotë:

“ Ma mire dekë me u shue  nën hije

T’Flamurit  t’onë në fushë t’mejdanit

Se me rrnue  nji jetë  robnije

Për nën sukuj t’huejtë  t’ Ballkanit “            (Fishta)

Për ndryshim të teksteve të tjera, teksti i Hymnit të Fishtës  është më i gjatë  dhe pas çdo strofe  është refreni  përmes të cilit  i bën thirrje popullit  për bashkim kombëtar si dhe për sakrificën sublime që duhet të bëjë populli për gjënë më të shenjt – atdheun dhe lirinë . Ashtu sikur  Mihajl Grameno   që e lëshoi thirrjen e tij “Ja vdekje ja liri” , Fishta thot:  “A ngadhnjyes  a të gjithë dëshmorë” se sipas Fishtës,  jeta nën robëri është më e rëndë se vdekja dhe po të bashkohet populli si një trup I vetëm  në  një luftë të vendosur dhe të  përbashkët, sado I fuqishëm të jetë  pushtuesi,  ai më në fund do të detyrohet  për t’u larguar nga trojet  tona.
muhamet-d-rogova
Muhamet D. Rogova , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch