Home » Lajme » I jepet votëbesimi qeverisë dhe programit të Edi Ramës

I jepet votëbesimi qeverisë dhe programit të Edi Ramës

Qeveria e re Rama u votëbesua sot në parlamentin shqiptar pas dy ditë debati maratonë nga ligjvënësit. Parlamenti miratoi sot me 82 vota pro programin e ri qeverisës si dhe i dha votëbesimin qeverisë së re.

Kundër votuan 55 deputetë të djathtë, ndërsa të pranishëm në sallë ishin 137 ligjvënës. Në orët e fundit të seancës mungoi Sali Berisha.

Në dy ditë debat, opozita kritikoi programin duke e cilësuar mashtrim, ndërsa kryetarin e mazhorancës, kryeministrin e dekretuar e etiketoi si /Ramapapandreu/. Të djathtët theksuan se e kanë lënë shtetin e shëndoshë me financa të mbara, ndërsa kryeministri Rama u bëri thirrje disa herë që mbi programin të ketë pyetje konkrete dhe jo kritika personale në adresë të tij si kreu i qeverisë së dekretuar. Seanca mbylli punimet pas mesnate, rreth orës 01:10, për të vijuar paraditen e sotme rreth orës 09:25. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit secili prej diskutuesve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare pati në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit. Kryetari i Parlamentit Ilir Meta u kërkoi deputetëve që të reduktojnë kohën e diskutimeve, në mënyrë që diskutimet të mund të mbyllen rreth orës 14:30, për të votëbesuar më pas qeverinë e re, rreth orës 18:00. Sali Berisha propozoi që diskutimet për programin qeverisës të shtyhen, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ka një program të qartë për 100 ditët e para të qeverisjes. Por propozimi i tij u hodh poshtë nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili tha se meraku i ish-kryeministrit është që pasardhësi i tij të shkojë në Bruksel si ministër i dekretuar dhe i pavotuar në Kuvend.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch