Home » Opinione » I nderuari z. Basha, urime!

I nderuari z. Basha, urime!

Me rastin e zgjedhjes Kryetar i Partisë Demokratike, Ju urojmë sukeses në udhëheqjen e kësaj Partie, e cila rrëzoi diktaturën dhe vendosi demokracinë në mbarë Shqipërinë.

Fakti se zgjedhjet për kreun e PD u zhvilluan në formën më demokratike, sipas parimit “një anëtar një votë”, në një fushatë  dinjitoze, ia rrisin vlerat demokracisë shqiptare në përgjithësi, duke shërbyer si model se si duhet zhvilluar procesi demokratik brenda vet partisë. Sepse, siç dihet, pa demokraci brendapartiake është shumë vështirë të ket qeverisje të mirëfilltë demokratike.

I nderuari z. Basha, këto zgjedhje brendapartiake duhet të shërbejnë si model për të gjitha partitë politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera ku jetojnë shqiptarët, si dhe për tërë rajonin.

Deklarimi me mbi 80% të votave të anëtarësisë për Juve si lider i ardhshëm i PD-së paraqet mbështetje plebishitare për Ju si lider i Partisë Demokratike.

Urime dhe suksese drejtë fitores në zgjedhjet e ardhëshme.

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Prishtinë, më 23.07.2013

Kryetari,

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch