Home » Lajme » I riu shqiptarë vret shokun për shkak të ngacmimit në Facebook

I riu shqiptarë vret shokun për shkak të ngacmimit në Facebook

Një emigrant shqiptar 17 vjeçar është vrarë nga bashkatdhetari i tij, pasi i kishte ngacmuar shoqen në rrjetin social të internetit Facebook. 

Vrasja ka ndodhur në Korfuz të Greqisë, kur dy të rinjtë pas një zënke kanë përfunduar me një tragjedi të rëndë. Krimi ndodhi fare pranë sheshit qendror të Korfuzit, natën duke gdhirë dita e enjte. Korrespondentja e agjencisë NOA citon burime zyrtare policore në Korfuz që saktësojnë se krimi ishte kryer nga një djalë 20 vjeçar.

Gjithçka ndodhi në mbrëmje rreth orës 21.00 kur shoqëria e dy djemve “rivalë” kishte mbyllur paraprakisht një takim në qendër të qytetit, “për t’u sqaruar”. Ky takim u mbyll përmes komunikimit në Facebook.

Dy grupet me nga tre shqiptarë secili, u takuan në shesh, pranë Bankës Kombëtare Greke, dhe nisën të debatojnë. Në qendër të debatit ishte një 20 vjeçar i cili iu përvesh djalit tjetër, 17 vjeç, duke e akuzuar se po i ngacmonte shoqen e tij në Facebook.

Në këtë debat ka qenë e pranishme dhe vetë vajza për të cilën aludohej nga 20 vjeçari. Në gjaknxehte e sipër, 20 vjeçari ka nxjerrë një thikë duke e plagosur rëndë djalin 17 vjeçar. Menjëherë më pas, bashkë me shoqen e tij 18 vjeçare dhe një shok bashkëmoshatar të tij, që të tre u zhdukën për t’i shpëtuar një ndjekje të mundshme policore. Gjithçka ndodhi në sy të shumë banorëve vendas dhe turistëve që panë skenën e përgjakshme.

Sot paradite, policia konfirmoi se ka arrestuar një prej të dyshuarve, por ende po kërkon vajzën që u bë “sebep” i sherrit si dhe të dyshuarin kryesor për vrasjen. Policia tha se i druhet një arratie të mundshme të çiftit, nëpërmjet portit të Igumenicës për në Shqipëri. (INA/NOA)

Ask all others to listen fully http://customwritingassistance.com/ to whoever is speaking and to avoid formulating a response while the other person talks

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch