Është bërë asfaltimi i rrugës që shpie drejt pendës së fshatit Rahovicë. Kjo rrugë më parë paraqiste problem shumë të madh për banorët dhe bëhej e pakalueshme sidomos gjatë të reshurave të shiut. Punimet i ka përcjellë edhe delegacioni i pushtetit lokal.
Kjo rrugë në fshatin Rahovic që shpie drejt pendës shpesh herë bëhej a pakalueshme për banorët.E vështirësitë më të mëdha ishin sidomos gjatë të reshurave të shiut,megjithatë qytetarët e Rahovicës nuk do ta kenë më këtë hallë, pasi prej sot kjo rrugë është shtruar me asfalt.
E punimet i ka vizituar e dhe kryeatri I BL të fshatit Rahovicë Vehbi Rexhepi,ku sipas tij cdo investim që bëhet në këtë fshat është I përkrahur nga të gjithë banorët.Gjithashtu punimet i ka vizituar edhe delegacioni i pushtetit lokal. Sipas Burhan Emërllahut kryeshef i fondit për punë komunale dhe çështje banesore,me asfaltimin e kësaj rruge do të krijohen kushte më të mira për banorët e kësaj lagje,dhe për gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës të cilët e vizitojnë pendën e fshatit Rahovicë.Vendin ku po kryhet asfaltimi e vizitoi edhe Fatmir Azizi kryeshef I financave I cili për RTV Presheva ka potencuar se gjatë këtij viti do të asfaltohen edhe shumë rrugë të tjera ,të cilat janë të parapara me planin investiv.Vlera e këtij projekti është 7 milion dinarë,gjatësia e asfaltit është 560 metra dhe gjersia 4 metra,ndërsa punëkryes është ndërmarrja Saba Bellca.
Rtv Presheva