Home » Opinione » I vjetër sa stalaktitet e shpellave te malëve të veta

I vjetër sa stalaktitet e shpellave te malëve të veta

Përputhja e trojeve që flisnin dikur e që edhe sot flasin shqip me kufinjt etnikë të ilirëve të jugut e të epirotëve të lashtë mbrenda e jashtë Shqipërisë mund të shpjegohet vetëm me autoktoninë e shqiptarve në këto troje.

“Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.”

Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(At Gjergj Fishta ,1939).

 

Përputhja e trojeve shqipfolëse të sotme me kufinjt etnikë të ilirëve dhe epirotëve të lashtëë mbrenda dhe jashtë Shqipërisë etnike mund të shpjegohet vetëm me autoktoninë e

shqiptarëve në këto troje

 

Në vitin 1958 njëfarë Ivan Popoviçi  (Slaven und Albaner in Albanien und Montenegro) e ”zbulon” se duke u mbështetur kryesisht në ”argumentime” gjuhësore , i paraqet shqiptrët si popullsi e ardhur në trojet e sotme të tyre në një kohë të pa përcaktur në mesjetë ,por sipas tij  gjithësesi pas sllavëve.

Pse e gjithë kjo luftë , pse i gjithë ky ngulm gati dyqind vjeçar  i fqinjve që të na “gjejnë kohën se kur kemi ardhë “këndejpari ,dhe të “ nderojnë “ edhe me vendin se nga “ishim”?

Historia është shkencë egzakte dhe nuk duron “ mrekullira” se e vërteta qëndron edhe nën tokë e edhe në ujë , asaj ne duhet t´i japim gjuhën dhe te flet.

“Në  malet ,mbi zonën e banuar me sllavë dhe protoromanë mbeti një popullsi blegtorale që mund të  cilësohen si protoshqiptarë” thoshte Ivan Popoviçi.

Objekti dhe qëllimi i i pikëpamjeve që e kundërshtojnë autoktoninë e shqiptarëve është i qartë (N.Çabej, Ilirët që mbijetuan) , të gjëndet një vend nga dikur jofortlargënë histori. shqiptarët të kenë ardhur. .Por, kot. “Mrekullitë”  nuk i duron shkenca e historisë.

Por ka edhe nga ata , që nuk i bishtnojnë fakteve dhe e thonë  atë që duhet thënë se në burimet historike nuk bëhët fjalë për ndonjë megrim të shqiptarëve.Andaj është e natyrshme që shqipja është folur , që nga kohët e lashta në ato vende ku flitet edhe sot, pa i llogaritur vendet tjera ku iu kanë humbur gjuhën..Gjuhëtari Radoslav Katiqiç: “ grupe shqipëfolëse ka në Epir , në pjesën perendimore të Maqedonisë dhe në lindje të Malit të Zi. Në Kosovë ,popullsia është kryesisht shqiptare.(Katiqiq, Ancien Lanuages of the Balkans) dhe përfundon që kjo zone e banuar me folës të shqipës gjendet thuajse terësisht mbrenda territorit të lashtë të Ilirëve.Për këtë arsye ai e sheh normale dhe të natyrshme gjuhën shqipe si pasardhëse moderne të ilirishtes.

 

Në një blog serb lexova ku thuhet se shqiptarët e Kosovës nuk kanë aspak lidhëshmëri me ne dhe ata janë ta ashtu si e thoshte plaku shqiptar ne nje Tv-intervju :”  ne jemi ilirë’ ,ky nuk është vendi i serbëve, ne gjithëmonë kemi qenë këtu, kjo është e jona, kjo është e jona…” (Albanci sa Kosova naravno nemaju aspolutno nikakve veze sa nama i oni su kako kaze drtavi starac koga su intervjuisali na TV-u “mi smo Iljiri, ovo nee srbska zemlja, mi smo od uvek bili ovde, ovo nasho, sve ovo nasho…”

Por te shkojmë edhe më largë në histori: Më 18 gusht, Kisha katolike përkujtoi dy shenjtorë, që derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare: e kemi fjalën për ShënFlorine Shën Laurin, nga qyteti i Ulpianës në tokën e Dardanisë, Kosova e sotme.

Shën Niketa, i njohur edhe me emrin “ Shën Niketa i Dardanise “apo “ Shën Niketa i Remessiana-s” ( tek sllavet: “sveti Nikita”, kompozoi himnoren e mirënjohur “ Te deum, laudeamus”-“ Ty Zot te lavdërojmë”. Te paktën qe nga fillimi i shekullit te kaluar, kur britaniku A.E. Burn botoi neCambridge(1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, dihet botërisht se ky shenjtor doli prej botes iliro-shqiptare. Vete Shën Niketa shkruan me dorën e tij: “Dardanus sum” jam dardan..

Në vështrimin historik, shfaqja e Nënë Terezës si perfaqesuese e një misioni të shenjtë, në hapësirën dhe botën shqiptare jo vetëm nuk ka asgjë te papritur, por vjen si perforcim i një tradite dymijëvjeqare. Tradita e takimit të hapësirës shqiptare vazhdoi me shekuj. Në veri Shën Sergji e Baku; ne jug Shen Gjon Vladimiri, deri tek Shen Kozmai, tregojnë se bota shqiptare jo vetem nuk ishte e larget për misionaret e shenjtë, por, madje, ofronte mjedis zhvillimi e lartësimi. Kjo nuk lidhet vetëm me krishterimin, por me bashkesinë shqiptare ne terësi. Ruajtja e kodikeve te Shqiperisë në ketë mjedis ku kan kaluar rrebeshe kohërash dhe ku janë kryqezuar ndikime mospajtuese, shpreh edhe një here një vlerëprej vlerave etnodalluese të popullit shqiptare, tolerancen ndërfetare të tijë, një model tolerance edhe per shqiptarinë e sotme.

Te tilla dorëshkrime janë pjese e identitetit kulturor te popullit, qe i ka ruajtur dhe i japin emer Shqiperisë në bote. Prandaj ne perulemni me emocion dhe nderim para tyre.

 

Nuk jemi ardhacak në tokat tona. Të kotë e keni ju turq ,grekë e serbë.

 

Fahri Xharra

07.08.13

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch