Home » Lajme » IDENTITETI APO INTERESI

IDENTITETI APO INTERESI

Ndër shekuj shqitarët, kanë qenë popull i shkelur, popull i vuajtur dhe i treajtuar si shtresë e dytë, pa kulturë dhe traditë, edhe pse Historia flet ndryshe, për pasardhës të Ilirëve populli më i vjetër në Ballkan.

Në Shekullin XXI, dikush dëshiron të na etiketojë Terroristë dhe seperatistë, këtë e bënë si t’ia dojë qejfi, pa e kundështuar askush.

Një serb i thjesht, që i thotë vetës, intelektual dhe thirret në vota të popullit të vetë, si këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit, i quan të gjithë këhsilltarët shqiptarë, duke mos e anashkaluar as kryetarin e Komunës Shaip Kemberin dhe atë të kuvendit Jonuz Mulsiun, terroristë dhe seperatistë.

Nëse kuvendi komunal është institucioni më i lartë i pushtetit lokal dhe nuk reagoi ndaj këtyre fyerjeve ndër më të shëmtuarat, që iu drejtuan popullit shqiptarë, sepse ata këshilltarë sikurse edhe kryetarët, kanë dalë nga vota e popullit, atëherë vërtetë shqiptarët, i ngrohin ato karrika vetëm për interes.

Ndaj këtyre fyerjeve askush nuk reagoi aq ashpër, sa reaguan ndaj propozimeve të grupit të këhsilltarëve të PD-së, për ndërrimin e emrave të 4 rrugëve nga 80 sa ka gjithsej qyteti i Buajnocit.

Këshilltari Trajko Trajkoviq, iu drejtua shqiptarëve në Kuvendin komunal të Bujanocit në mbledhjen e 6 me radh e cila u mbajt më 11.10.2011, (VI STE SVI TERORISTI I SEPERATISTI) besoj se këtë fjali e kemi dëgjuar shpeshë herë në kohën e regjimit të Millosheviqit dhe nuk ka nevojë t’ua përkthejë, ngaqë domethënia e tyre nuk zë vend në asnjë kulturë, aq më pak kur po ky Trajkoviqi i thërret shqiptarët (SHIPTARI) këtë mbase e keni kuptuar dhe e gjitha kjo është bërë për shkak të propozimit për ndërrimin e emrave të 4 rrugëve, nga ato serbe në shqiptarë.

E gjith elita shqiptare vetëm se u qesh, dhe nuk reagoi fare, aq më pak udhëheqësit e pushtetit lokal, të cilët lejuan që Identiteti I popullit të tyre të përdhoset si terroristë dhe seperatistë në Shekullin XXI.

Poky këhsilltar serb, shqiptarët i quajti edhe si ardhacakë, duke i emëruar si, Arnautë, Shiptari e më pas siq I quajti jeni bërë Allbanci, dhe duke ua treguar një histori të rrejshme.

Jo që nuk pati reagime në këtë mbledhje, pati edhe atë të ashpërta, por jo ndaj Trajkoviqit, por ndaj këhsilltarit Hajredin Hydës, i cili kishte propozuar ndërrimin e emerave të rrugëve, ky i fundit, nuk pati kritika vetëm nga Trajkoviqi, por ato erdhën nga këhsilltarët e koalicionit qeverisës, shqiptaro-serb, të cilët ndonëse për ta ruajtur partneritetin i dhanë edhe më tejë jetë këtyre katër rrugeve që ti ruajnë emrat e mëparshëm.

Për këhsilltarët shqiptarë të koalicionit qeverisës, shqiptaro-serb, ky propozim ishte i përshpejtuar, dhe nuk ishte propozuar nga koalicioni, ndaj duhej të formohej një koalicion shqiptaro-serb, për ti propozuar rrugët me emra të shqiptarëve.

Për kryetarin e Komunës së Buajnocit Shaip Kamberin, propozimi për emrat e këtyre 4 rrugëve ishte shum i mangët, për atë nuk kishin vlerë fare emart e shqiptarëve, ai kërkoi mendimin e qytetarëve nga këto rrugë dhe mendimin e përsonave ekspertë për këtë qështje, gjë e cila i shkoi për shtati partnerëve të koalicionit përfshirë edhe ata serb që këto rrugë edhe më tej të mbajnë emrat e vjetër, e ndoshta kjo ishte edhe mundësia e ruajtjes së koalicionit me sërbët e Stojanqa Arsiqit.

Ndonëse ishte propozues, e pa të udhës që atë propizim ta mbrojë këshilltari Hajredin Hyda i cili përmendi një thënie, gjë të cilën e mori si personale Kryetari i komunës i cili menjëher këroi nga këshilltarët e PVD-ta lëshojnë mbledhjen, të cilët nuk pritën tu thuhet dy herë edhe lëshuan mbledhjen, por kishte harruar se pak më parë Trajkoviq, jo vetëm atë, por tërë popullin shqiptarë ia kishte fyer si terroristë dhe seperatistë, Kamberi pothuajse nuk kishte reaguar fare, e mos të flasim për ta lëshuar mbledhjen.

Kryetari i kuvendit Jonuz Musliu, aq shumë i nevrikosur, pas një pause kishte kërkuar nga këshiltari Hyda, që të kërkoi falje në kuvend për atë thënie, por edhe ky kishte harruar se Trajkoviqi, pak më pare, ia kishte fyer kombin e tij, ndonëse edhe për Musliun, koalicioni me sërbët është me rëndësi të madhe dhe fyerjet e Trajkoviqit mbetën vetem në proçesverbal.

Edhe pse ai kishte thyer ligjin, gjegjësisht etikën e këshilltarrit dhe ekzistonte mundësia për marrje të fjalës nga ana e kryetarit të Kuvendit, nga ai nuk u kërkua as falje të kërkoi.

Si do që të jetë, në qytetin e Bujanocit vetëm një rrugë mbanë emrin e shqiptarit, “Ramiz Sadiku”, të tjerat me të vjetrën.

Avazi i fyerjes së identitetit shqiptarë, kohëve të fundit u bë shumë i shpeshtë, por jo në të gjitha rastet nga sërbët, shumë më prekëse është kur kjo ndodh nga vet shqiptarët.

Për interes apo jo, Flamuri Kombëtarë na është bërë si lodër me rrota, her e vëjmë në tavolinë e her e hjekim.

Kur na duhet për patriotizëm atë e kemi në zemër dhe na prin përpara, por kur na pret interesi, jo në tavolinë por edhe nga librat e hjekim,

Asnjë popull në botë deri më sot, nuk i ka ndryshuar shkronjat e alfabetit të vetë, e mos të flasim për simbolet kombëtare, kjo për herë të parë në Historin e rruzullit tokësorë ndodhi në Luginë të Preshevës.

Edhe në këtë rast, koalicioni shqiptaro-serb, por kësaj radhe i një rangu më të lartë, Këshilli Nacional i përbërë prej dy subketeve politike PVD dhe UDSH dhe Ministria e Arsimit të Sërbisë, të ndihmuar nga Ambasadori i Shqipërisë në Sërbi.

Marrëveshje e sukseshme, rezultate positive për këto dy palë, Ministria e Arsimit, fitoi me hjekjen e simbolit kombëtarë dhe ndërrimit të emrit nga Shkodër në Nish, ndërkaq Këshilli Nacional, përfitoi Abetaren e cunguar, gjë që kishte edhe si synim, sepse e kishte premtuar një abetare, qfardo që të jetë ajo.

Nxënësit e mjerë djerësiteshin në protesta, për një ditë më të mirë, duke mos e ditur se e nesërmja ia humbte identitetin, e nesërmja ata i la pa Abetaren e stërgjyshërve të tyre, voglushët tashmë nuk do ta dijnë sa e bukur është Shkodra, sepse hijeshin dhe bukurinë e sajë e ka nxënë fotografia e Nishit, të cilin e kishte pëlqyer Këshilli Nacional.

Si u bë e mundur që të shlyhet nga faqja e dheut një Abetare, me të cilën mësuam edhe në kohën e regjimit të Millosheviqit, në kohën e diktaturës më të egër që ka njohur Ballkani, e tash në Shekullin XXI nuk po mundemi?

Qfar fakultetesh kërkon Këshilli Nacional, ngaSerbia, kur rrënjët e Arsimit Shqip dhe alfabeti i gjuhës amtare po na asimilohet?

Përse Këshilli Nacional, nuk protestoi për një Abetare të mirëfillt me simbole dhe qytete që njeh gjuha shqipe?

Përgjigja shumë e thjeshtë, INTERESI PERSONAL

 

NGA: Perspektiva PRESS

7 Responses

  1. Abdylazizi thotë:

    Falë mediumeve të shkruara dhe elektronike, dhe falë disa individëve dhe subjekteve të ndryshme Shqiptare që dita ditës po i kemi në një numër më të madhë që kanë fituar guximin pë tu prononcuar publikishtë, së shpejti do ti kemi patriotat në letër krejtsisht të demaskuar dhe të cullakosur.
    Nuk do të mundet më Riza Halimi, Shaip Kamberi, Januz Musliu, Galip Beqiri e shumë të tjerë sikur këta që i numrova të na shesin petlla me uj, definitivisht ju ka dalun ngjyra e vërtet e këtyre të ashtuquajtur Lider të Luginës Preshevës të cilët në Tiran flasin ndryshe, në Prishtin ndryshe, në Beograd hala ma ndryshe, kurse me Sërbët Lokal ku e ndajn biznisin dhe vjedhjet hala shum ma ndryshe, bile-bile nga sërbët lokal janë të gatshëm të ndëgjojn edhe ofendime e nëncmime shumë të turpshme, edhe ate për vetëm qëllim, të ju zgjase sa ma shum që është e mundur pushtetin që mbajn përmes së cilit vjedhin njersën e popullit. Kurse të gjithë ata të cilët ngrisin zërin dhe i kundërshtojn pushtetit këta matrapaz politik kanë të pregaditur mbrojtjen duke i njollosur dhe etiketuar sikur jo shqiptar të pastër dhe me emra të ndryshëm. E tashti juv ka ardhun fundi dhe populli do tia jape denimin e merituar, ose duke mos ja dhën votën ose nëse lipset nevoja edhe me dhun dhe protesta. Deri tashti ju kemi besuar por ja që juv erdhi fundi dhe duhet të hecni, BOLL MO- NUK MUNDEMI TË JU DUROJM. i dëshpruari.

  2. Abdulhakimi thotë:

    Artikullshkruesi keqperdoruesi i milionave te Perspektives, si duket e paska gjketur nje grazhd jo te mbushur me parabpor em kopalla cfar ai i done e deshiron.
    Se kush kishte te drejt per Abetaren u vertetua se fundi, vetem qorrat s`kan sy fatkeqesisht!
    Por se kta Hydollat me ide pallavreske deshirojne t`i ndrrojn emrat, kan bere gabime ne hapa(edhe ashtu qalojn e u zihet fryma), seps ekjo eshte kompetenc e KKSH-se..dhe ajo do te arrihet sikurse u bene disa pune te tjera e po behen,…
    Ndersa, sigurisht se nuk do te mund askush tua heq ketyre zedhenesave te qeverise se serbise, idet se qenka bastardu abetarja, se Nishi s`qenka i bukur-kur dihet se aty ekziston kalaja Ilire,Nishi ishte toke shqiptare dhe se molla kuqe qe si duket ua mpindhembet kohes se fundit aty i ka rrenjet-per shqiptarte e vertet, ndersa ska dyshim se mu aty eshte edhe selia e “firmes” suaj zedhenes te se ciles jeni bere! MARRI keso lloj shkrimesh te i lexoj njeriu, POSHTERSIRA TE NIVELEVE TE ULETA!

  3. Ti Abdulhakimi apo qfrado emri qe ke, ja ku po ta them se, ty te paska marr malli me ia puth dyert kalas se Nishit, shko puthja dhe qmallu pak me to. Sa per marrit, nuk ka ma marre me tradhtu kombin, a mos valle per ty edhe shqipfolsave si ti po ju djeg realiteti, se ka me ju denu populli me denimin e merituar, qe po e hani djersen e femijeve jetim.

  4. Abdulhakim thotë:

    Haha o i mjeri ti njeri i thjesht, qe gjithe jeta ka per t eshkuar keshtu i thjeshte, po cka po shkruan kur nuk i di shkronjat, po kush eshte ka eha djersen efemijeve jetim, a cka ka kjo fjali lidhje me tere kete permbajtje q eeshte shkruar me larte nga une abdulhaqimi dh enga ky adashi im abdulazizi. O i mjeri njeri i thjesht i tille je (edh epse spote njoh e as po dua me te njohur) dhe i tille ke me mbet, tuj vrapu si kukuvajka deg me deg e kuj me huj. Kur se di matematiken e se njeh shqipen oj qyqe…

  5. blero thotë:

    Per njeriun e thjesht
    Nese ka mbet njeri i UDB-se me u bo patriot e me fol per kombe,o zoteri ti je njeri i maskuar gjithe ate maske qe e kan pasur paraardhesit e tu prej kohes se Rankoviqit e pastaj ti ne kohen e Millosheviqit pastaj ke veshur uniforme maske me e mbrojte veten familjen tende edhe tash shet mend edhe fol per kombe dhe patriotizen ateher qka na ka mbet ku eshte e verteta dinjiteti kush duhet me u denu nga populli e meriton denimin.Nese fol per “shqipfoles”je ti,pse!sepse ti je mahsun qe bashkepunon me UDB-ne a shqip flet,bile bile edhe flet ne emer te fshatit tend qe kushi s’te ben mall edhe bene fushate pa konsulta me bashkefshatare del ne TV-ne tende qe kushi se shiqon edhe flet qka te konvenon e rren opinionin se bashkefshataret e mi do t’ia japim voton PD-se etj.etj.Vetes ja ke humb autoritetin ke mbet pa te,po edhe ksaj partie te sapoformuar.

  6. Suadi thotë:

    Cyki far personi me ket ngallëpin “blero” ka zor shum të madh, osht tu u hallashtis me vetveten dhe vështir se ka me mujt mi prit zgjedhjet i shëndosh dhe pa ndonjë smundje, shum cka është duke e munduar, shum cka ka me thon por i mjeri nuk po guxon me dal me emrin e vet, Partia Demokratike ju ka bo e lame në gjak dhe therr në sy, kurse njerzit të cilët pe udhëheqin këtë parti në rrug e cila po e con në fitore të sigurt ju kan shëndrru “DETI I ËNDRRAVE” shum shpejt mun të përjetoje INFRAKT sepse këta të PARTIS DEMOKRATIKE sa po e shof un nuk kan të ndalur dhe fitoren që tash e kan siguruar dhe e kan të pastër, un për veti e di kush është ky “blero” të cilit i sugjeroj mos të miret me ata të cilët mund ti shofe vetëm në tv dhe cka do që do tju thoje kshtu n♪7për komente , është shum i vogël me i ndal, cka do që ke me i than, patriota apo tradhtar, ata për ty jan sikur Amerika për Sërbijën, cikrrim e vogël je ti o labi, ruje at ficfiricken tonde se kta pak mi udhnu ta asishin, ti e din shum mir, njëher kan tentuar përmes telefonit me ta mashtru dhe me ta punu, e tashti ruje se ja ngrisin këmbët pasha mixhën, telash e madhe jan kta të PD.s. përshëndetje për N.A.me nofkën “blero”

  7. Shemsa thotë:

    Ky blero në mënyr patologjike e urren kët zotriun për të cilin po shkruan, por vetëm se po shkruan sepse tjetër edhe nuk mundet azgjë ti shkaktoje, me qëllim jan duke e toleruar të shkruaj edhe pse munden të ju ndalen dhe mos ti publikohen komentet. Me kët mënyr të shkruarjes vetëm sa është duke i faktorizuar më shum. Thojke Baba, pas KALIT TË MIRË COHET SHUM PLUHUR, shkruj blero shkruj, hic mos u ndal, vetëm se ruje nga pak edhe rrumzën tonde se kta të lojn me shkrujt e në anën tjetër e din ti cka të bojn, ti vet ke thon se jan të pamoralshëm, syt kapsoll ja bojn.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch