Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ihsanoglu: Do të loboj për njohjen e Kosovës shtet

Ihsanoglu: Do të loboj për njohjen e Kosovës shtet

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu, në seancën solemne mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë të enjten se do të angazhohet në lobim për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ai para deputetëve të Kuvendit deklaroi se do të vazhdojë të inkurajojë vendet anëtare të OBI-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se do të rritet numri i shteteve anëtare të OBI-së që do ta njohin Kosovën dhe po ashtu tha se Kosova do të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Ihsanoglu përgëzoi Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur, duke shprehur besimin se kjo do të fuqizojë stabilitetin e rajonit. Sekretari i përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ndër të tjera theksoi se bota myslimane ka resurse të bollshme, prandaj duhet të luftojnë varfërinë, injorancën, sëmundjet.

Ndërkaq kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ihsanoglu për angazhimin e tij në njohjen e Republikës së Kosovës. Ai tha se vizita e tij në Kosovë paraqet miqësi dhe bashkëpunim me vendet e OKI-së.

Ndryshe, nga 57 shtete anëtare, deri më tash Republika e Kosovës është njohur nga 31 shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch